Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

KEK-u fillon pyllëzimin e djerrinave dhe deponive

Duke filluar me Projektin e Pastrimit dhe Rikuperimit te Tokave ( PPRT) te bashke financuar me Bankën Botërore dhe Qeverinë Holandeze, KEK-u ka vazhduar me pyllëzimin dhe mbjelljen e fidanëve ne hapësirat djerrinave dhe deponive te hirit.

Deri me sot, janë trajtuar, ri-formësuar dhe mbuluar, mbi 240 hektarë hi dhe djerrina . Ne këto hapësira janë mbjell rreth 44 hektarë toke me 80,000 fidanë te llojeve te ndryshme, kryesisht drunj te cilët janë cilësuar adekuat për këtë lloj toke.

Me tej, korporata ka vazhduar me aktivitetet e pyllëzimit ne pjesën e djerrinës afër fshatit Lismir, ku tashme janë ri-formësuar rreth 50 hektarë për ri-kultivim. Ne ketë zone, nga granti Bankës Botërore janë duke u mbjell rreth 25,000 fidanë. Për me tepër, per mbjellje ne kete zone, me ndihmën e Agjencionit Pyjor te Kosovës janë siguruar edhe 20,000 fidanë tjera.

Përfundimisht, deri ne fund te vitit numri fidanëve te mbjella nga korporata do te arrije rreth 130,000 cope ne një hapësire prej 66 hektarësh.

“ Edhe pse ky aktivitet nuk është pjese e operimeve tona kryesore, vullneti për gjelbërimin e te gjitha hapësirave te eksplatuara nuk mungon” tha Isak Nika, zëvendës- drejtor i Departamentit te Rikultivimit ne Divizionin e Qymyrit.

Përmes Projektit ne fjale, është parashikuar te ri-formësohen dhe rikultivohen rreth 6.5 milion m2 djerrina dhe hi ashtu qe këto sipërfaqet te kthehen ne funksion te zhvillimit te natyrës si rezervate natyrore.

Me ketë rast, apelojmë tek te gjithë qytetarët te kenë parasysh ruajtjen e fidanëve te mbjell, pasi qe gjelbërimi i këtyre hapësirave behet ekskluzivisht ne interesin e komunitetit dhe popullatës ne përgjithësi.

energjia.al 22.11.2013