Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Ndotja nga KEK-u është minimale

Për hir të sqarimit të opinionit, KEK sh.a. duhet të reagojë lidhur me artikullin “ Mjedisi Vdekjeprurës” i botuar në gazetën Koha Ditore me 17 nëntor 2013. Në ketë rast, autorët e këtij artikulli, duke iu referuar disa raporteve të botuara nga viti i kaluar, e që kanë të bëjnë me periudhën para dy viteve dhe fatkeqësisht pa marrë mundin të drejtojnë pyetje personave të autorizuar në KEK, nxjerrin konstatime qe nuk pasqyrojnë realitetin aktual.

Edhe pse duke operuar me pajisje dhe stabilimente te teknologjisë së vjetëruar, KEK ka arritur të stabilizojë përfundimisht prodhimin dhe është duke mbuluar mbi 90 % te kërkesës për energji elektrike në nivel vendi.

Si hap i ardhshëm, dhe në fakt një prej objektivave kryesore të korporatës që prej dy vitesh, ishte dhe mbetet kujdesi ndaj palëve te treta dhe mbrojtja e mjedisit në hapësirat ku operon, dhe eliminimi i ndotjes së akumuluar gjatë periudhave të kaluara gati shekullore prej se ka filluar eksploatimi i qymyrit në këto treva.

Gjate kësaj periudhe dy vjeçare, KEK ka realizuar investime prej mbi 48 milion Euro kryesisht nga mjetet vetanake në mbrojtje të mjedisit gjë që e bënë KEK-un lider në investimet mjedisore në nivel vendi.Faktet që flasin vet dhe që tashmë vërehen nga secili qytetarë përmblidhen si ne vijim.

KEK kishte trashëguar pajisje që për më tepër se 50 vjet kishin shkaktuar ndotje. Me ketë rast, në të gjithë studimet e bëra, ishin identifikuar 4 faktorë ndotës dhe KEK-u është duke investuar në eliminimin e ndotjes nga te gjithë këto. Pas 50 vjetëve operimi, ndotësi me i madh i identifikuar, termocentrali “Kosova A” sot punon në një frymë tjetër, atë ambientale. Tashmë janë vendosur elektro-filtrat e rinj në të gjitha njësitë aktive të Kosovës A ,ku për rrjedhojë ky termocentral tani operon në mënyrë 15- fish më miqësore ndaj ambientit se më herët.

KEK kohë më parë ka nisur edhe Projektin për Pastrimin dhe Ri-kultivimin e Tokave (PPRT) i bashkë-financuar me Bankën Botërore dhe Qeverinë Holandeze Në kuadër të këtij projekti, KEK ka përfunduar edhe sistemin hidraulik të bartjes së hirit nga TC “Kosova A” drejt minierës së Mirashit. Nga 25 gushti 2013, me finalizimin e këtij projekti, është ndërprerë përfundimisht hedhja e hirit të freskët në deponinë e hirit të Kosovës A.

Përndryshe, në kuadër të projektit PPRT, tashmë pjesa më e madhe e kësaj deponie është mbuluar me dhe. Si hap përfundimtar për ri-kultivimin e deponisë në fjalë mbetet mbulimi edhe i një hapësire prej rreth 90 hektarësh që pritet të realizohet gjatë vitit 2014.

Si rezultat përfundimtar, nga një kodër e hirit e cila për 50 vite ishte burim i ndotjes së vazhdueshme e cila prekte një zonë të gjerë nga Obiliqi deri në Prishtine, do të jetë e rikultivuar dhe do të shndërrohet në një zonë të gjelbër. Paralelisht me këtë KEK ka nisur edhe mbjelljen e fidanëve në deponitë e djerrinave dhe hirit ku deri në fund të vitit do arrijmë numrin prej 150 (79000+50000) mijë fidanëve të mbjella.

Duhet theksuar se KEK-u është e para dhe e vetmja kompani në vend që i ri-kultivon tokat e eksploatuara duke i kthyer ato në gjendjen e mëparshme.
KEK tashmë ka implementuar edhe projektin për asgjësimin e mbi 20 mijë tonelatave të fenoleve dhe materialeve tjera te rrezikshme që gjendeshin në ish-Gazifikim. Pjesa më e madhe e tyre janë asgjësuar, ndërsa një pjesë tjetër janë transportuar jashtë vendit për trajtim të mëtutjeshëm në vendet e BE-së.
Me përfundimin e këtyre projekteve korporata synon eliminimin e ndotjes së grumbulluar përgjatë një shekulli të punës dhe eksploatimit në këto hapësira, si dhe do të vazhdojë të operojë shumë më pastër.
Te gjitha këto veprime dhe investime pritet të sjellin përfitime direkte në përmirësimin e kushteve të jetës së banoreve përreth, efektet e së cilave kane filluar tashmë të shihen.

energjia.al 20.11.2013