Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Nafte: Doganat zbulojne nje shkelje tjeter ne fushen e akcizave

Strukturat e Departamentit të Aksizës në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, në bashkëpunim me Degën e Doganës Fier, gjate kontrollit në magazinën fiskale të subjektit “TRADING PETROL & DRILLING” zbuluan një sërë shkeljesh të Ligjit 61/2012 “Per Aksizat në Republikën e Shqipërisë” si dhe të VKM 612, datë 05.09.2012 për dispozitat zbatuese të këtij ligji, të cilat klasifikohen “kundravajtie administrative”.

Për diferencat e konstatuara midis deklarimit dhe mallit fakt (lëndë djegëse solar dhe bitum) rezultoi se subjekti “TRADING PETROL & DRILLING” ka shmangur detyrimin e aksizës në shumën 28.317.719 Lekë. Për këtë shmangie subjekti eshte penalizuar në Shumen 57.788.868 Lekë. Në total 86.106.587 leke.

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave po vazhdon kontrollet për mallrat e aksizës në të gjithë vendin. Ajo u bën thirrje prodhuesve, importuesve, depozituesve, transportueseve, tregtuesve të mallrave të aksizës të zbatojnë me rigorozitet kërkesat e Ligjit 61/2012 “Për Aksizat në Republikën e Shqipërisë” si dhe dispozitave zbatuese të tij.

energjia.al, 16.11.2013