Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

ERE miraton pagesat e CEZ per nentorin

VENDIM Nr. 119 Datë 28.10.2013 MBI MIRATIM E PLAN PROTOKOLLIT TË PAGESAVE NDAJ PALËVE TË TRETA TË CEZ SHPËRNDARJE SH.A NË ADMINISTRIM TË PERKOHSHËM PËR MUAJIN NËNTOR 2013

Bordi i Komisionerëve të Entit Rregullator të Energjisë (E.R.E), në mbledhjen e tij të datës 28.10.2013, mbasi shqyrtoi relacionin e përgatitur nga Drejtoria e Liçensimit dhe Monitorimit të Tregut dhe Drejtorisë së Çmimeve dhe Tarifave, lidhur me skedulimin e pagesave dhe të plan – shpenzimeve të shoqërisë CEZ Shpërndarje sh.a (në administrim të përkohshëm),

Konstatoi se:
Në kushtet e humbjeve prej 44.5% dhe arkëtimeve 78.3%, situata e kompanisë është shumë e vështirë dhe nuk jemi ne kushtet e miratimit të një plan protokolli pagesash zë për zë, përveçse renditje të zërave prioritare pa cenuar sigurinë e furnizimit me energji
elektrike.

Për gjithë sa më sipër Bordi i Komisionerëve të ERE-s,

Vendosi:

1. Miratimin e renditjes se plan protokollit te pagesave ndaj palëve të treta të CEZ Shpërndarje sh.a ne administrim te përkohshëm për muajin Nëntor 2013 si me poshtë:
a. Detyrimin mujor për prokurimin e energjisë elektrike për mbulimin e plotë të humbjeve në sistemin e shpërndarjes.
b. Detyrimin mujor te KESH sh.a.
c. Detyrimin mujor te OST sh.a deri në faturën korente.
d. Pagesa “Te tjera”.
2. Ngarkohet Drejtoria Juridike dhe e Mbrojtjes së Konsumatorit, të njoftojë shoqërinë CEZ Shpërndarje sh.a (në administrim të përkohshëm), për vendimin e Bordit të Komisionerëve të ERE-s.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Ky vendim botohet në Fletoren Zyrtare.

energjia.al, 31.10.2013