Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Zyrtarët pa karburant, kalon projektligji në komisionin e ekonomisë

Komisioni për Ekonominë dhe Financat mori sot në shqyrtim dhe miratoi projektligjin “Për disa ndryshime në ligjin nr. 10 160, datë 15.10.2009 “Për rregullimin e shërbimit të transportit për funksionarët publikë dhe nëpunësit civilë”.

Synimi i projektligjit është ofrimi i shërbimit të transportit për funksionarët publikë duke shfrytëzuar mjete në dispozicion të institucioneve, si dhe reduktimin e kostos financiare që mbart zbatimi i ligjit aktual në fuqi.

Nëpërmjet ndryshimeve të paraqitura qeveria parashikon eleminimin e së drejtës së përfitimit të bonusit për disa funksionarë publikë apo nëpunës civilë, të cilët për shkak të detyrave të tyre specifike sugjerohen të përdorin mjetet e transportit në dispozicion të institucionit përkatës. Në këtë kategori përfshihen funksionarët drejtues të pushtetit vendor ; drejtuesit e institucioneve qëndrore që kanë shpërndarje të gjërë territorial; funksionarët e sistemit ushtarak dhe policor; funksionarët e sistemit gjygjësor dhe të prokurorisë, në përputhje me vendimin nr.11, datë 6.4.2010, të Gjykatës Kushtetuese dhe VKM nr.1139, datë 24.11.2009; titullarët e disa institucioneve qëndrore, atyre të pavarura dhe Universiteteve.

Gjithashtu nëpërmjet këtij projektligji, qeveria parashikon reduktimin e masës së bonusit për funksionarët e lartë drejtues të institucioneve të pavarura dhe deputetëve dhe eleminimin e së drejtës së indeksimit të masës së përfitimit financiar mujor, të parashikuar në nenin 5, të ligjit aktual, që nuk është zbatuar deri më tani për shkak të kostove financiare që sillte ky detyrim.

Parashikohet që kjo masë e ndërmarrë do t’i kursejë buxhetit të shtetit rreth 165 milion lekë në vit, duke reduktuar numrin e funksioneve përfituese të bonusit nga 46 funksione që janë aktualisht në 14, duke reduktuar numrin e përfituesve me 437 zyrtarë më pak.

energjia.al 29.10.2013