Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

KEDS: Vetëm një njësi gjeneruese aktive në KEK

KEDS njoftoi dje në orët e vona të datës 28 Tetor 2013 edhe për një prishje në njësitë gjeneruese të KEK. Momentalisht, vetëm një njësi gjeneruese është aktive në termocentralin Kosova A deri sa njësitë tjera gjeneruese në dy termocentralet nuk prodhojnë energji elektrike. Nga KEK jemi informuar që njësia gjeneruese B1 në Termocentralin Kosova B do të ri-fillojë prodhimin e energjisë elektrike sa më shpejtë që është e mundur derisa njësia gjeneruese B2 do të ri-fillojë prodhimin në fund të javës.

Momentalisht, KEDS bazohet në import emergjent të energjisë elektrike dhe kërkojmë ndjesë për shkycje eventuale të energjisë elektrike. Importimi i energjisë elektrike është proces që kërkon kohë, kapacitet të disponueshëm në treg për importim dhe përgatitje teknike dhe nuk mund të realizohet në afat të shkurtë kohor.

KEDS vazhdon përpjekjet për realizim të importit deri për ditët kur prodhimi i energjisë elektrike nuk është i mjaftueshëm dhe nuk mbulon kërkesat e qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Qëllim i KEDS është që qytetarët të kenë vazhdueshëm energji të mjaftueshme elektrike. Jemi të vetëdijshëm për problemet e vazhdueshme në prodhim të energjisë elektrike sidoqoftë, në rast të daljeve të paplanifikuara nga puna të njësive prodhuese është i pamundur realizimi i furnizimit me energji elektrike në afat të shkurtë kohor andaj kërkojmë ndjesë për mungesë të energjisë elektrike me shpresë që të tillat do të zvogëlohen dhe / ose shuhen fare.

energjia.al, 29.10.2013