Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Ministri Ismajli merr pjesë në takimin e Këshillit Ministror të TKE-së

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli do të marrë pjesë në takimin e 11-të të Këshillit Ministror të Komunitetit të Energjisë që këtë radhë mbahet në kryeqytetin e Serbisë – Beograd, ndërsa marrin pjesë shtetet anëtare të Traktatit të Komunitetit të Energjisë (TKE) si dhe përfaqësues të Komisionit Evropian.

Në këtë takim janë paraparë të diskutohen çështjet me interes të veçantë si: Efiçienca e Energjisë, Termocentralet, implementimi i Traktatit të Energjisë me theks në implementimin e Pakos së Tretë të Bashkimit Evropian, Strategjia e Energjisë në nivel të rajonit, Projektet me interes të Komunitetit të Energjisë si dhe implementimi i mekanizmit për kompensim ndërmjet OST (ITC-Inter TSO Compensation).

Ne këtë takim Këshilli Ministror i Komunitetit të Energjisë pritet që të diskutojë edhe Raportin Vjetor të aktiviteteve të Komunitetit të Energjisë, buxhetin, programin e punës dhe çështjet tjera që lidhen me funksionimin e tij.

Ndryshe, vlen të theksohet se kjo është hera e parë që një ministër i Zhvillimit Ekonomik i Republikës së Kosovës merr pjesë zyrtarisht në një takim të nivelit ministror në Beograd.

energjia.al, 23.10.2013