Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Rukiqi: Synim i bordit rritja e përformancës

Bordi i ri i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), do ta ketë për qëllim ngritjen e përformancës së kompanisë. Po ashtu sipas kryetarit të ri të Bordit, Berat Rukiqi, përveç rritjes se përformacës ata kanë për qëllim respektimin e bazës ligjore.
“Ne si Bord i ri i KEK-ut, kemi për qëllim ta rrisim përformancën e kompanisë dhe të respektojmë bazën ligjore”, tha kryetari i Bordit të KEK-ut Berat Rukiqi pë Telegrafin.

Ndërkaq zyrtarët e KEK-ut, kanë thënë se presin bashkëpunim të mirë me Bordin e ri të KEK-ut, në mënyrë që kompania të funksionojë sa më mirë.

Ndryshe nga java e ardhshme Bordi i ri i KEK-ut, do t’i fillojë me takimet e rregullta.

Gazeta Telegrafi, 09.10.2013