Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Ja ku eshte nafta shqiptare e pazbuluar!

Ne zakonisht gjejnë naftë në vënde të reja me ide të vjetra. Ndonjëherë, ne e gjejmë atë, në një vënd të vjetër me ide të reja, por ne rrallë gjejmë naftë në një vend të vjetër me një ide të vjetër (sipas nje biznesmeni).

Ing.Ahmet Çollaku

Gati tridhjete vite me pare u morem me studimin e profileve sizmik te zones X e cila ka nje siperfaqe afersishte 2,000km2. Gjate asaj kohe patem ne dispozision shume profile sizmik, disa te vjeter, dhe disa te projektuar nga ne. Keto studime, projekte sizmike, pergjithesime gjeologo-gjeofizike, apo projekte pusesh per zbulimin ë naftes, ndodhen ne fondet e istitucioneve e industrise se naftes. Ne fund te studimit tone, konkluduam se zona eshte shume perspektive per zbulimin e naftes dhe gazit. Keto rezultate interesante, ua beme te ditur drejtueseve te ndermarrjes dhe atyre te Instititit te Naftes ne Fier. Ata ne fillim ishin shume te ftohte me keto konkluzione, po kjo ne nuk na dekurrajoj.

Kembengulja jone per perspektiven e kesaj zone, zgjoi interes edhe tek disa personalitete te naftes te asaj kohe. Konkretisht, nga une kerkuan informacion te ndjeret Napolon Mertiri, ish Drejtori i Drejtorise Studimore ne Patos si dhe vete Lavdosh Ahmetaj, ish Ministri i Energjitikes. Ky i fundit, ne vitin 1988 me thirri personalisht ne zyren ë tij ne Tirane. Pas bisedes se gjate qe zhvilluam bashke (prezent ishte edhe zv. i tij Petraq Xhako), ai me kerkoi ti le relacioninin tim prej gjashte faqesh dhe skemen me objektet perspektive te zones. Kjo eshte nje histori ë gjate te cilen une e kam treguar me shume detaje ne librin tim qe eshte ne proces botimi, “Nafta Shqiptare, portrete, intervista, perspektive” qe eshte ne botim. Ne kete shkrim do tregojme shkurte, disa te dhena te pergjithesheme qe perfshihen ne ate relacioni, dhe me pas do ekspozoj skematikisht, vetem dy objekte perspektive nga njembedhjete qe i raportova Ministrit. Gjate kesaj kohe, besoj se do te behet i gjalle ndonje nga ata istruktoret/specialistet e shumte ta pohoje kete gje.Tani le te futemi direkt ne teme.

Objektet perspektive per nafte te kesaaj zone, jane ne gelqerore dhe ne ranore. Procesi i modelimit te strukturave është celsi që shpjegon ekzistencen e tyre. Në kete zonë të madhe me shumë situata gjeologjike dhe sizmike të komplikuara, nuk duhet të befasohemi nga prezenca e gradientit të shpejtësisë. Në jugëlindje të këtij rajoni janë shpuar disa puse të cilët kanë kapur gëlqerorët cekët dhe me rënie perëndimore. Shtrohet pyetja, c’fare behet poshte ketyre gelqeroreve?

Keto interpretime sizmi-gjeologjike, janë tonat, ne nuk i kemi vjedhur, nuk kemi imituar ndonje specialiste tjeter. Kete gje e dine te gjithe shoket, perfshire ketu edhe drejtuesit dhe interpretuesit gjeologjik te nje kompanije te huaja. Interpretimet tona kanë si bazë kryesisht profilet sizmik projektuar nga ne. Me vonë, me këto materiale ndertuam tema studimore dhe i paraqitem në disa simpoziume nderkombetare,si në Skoci, ne Rumani, ne Kroaci dhe ne Amerikë. Keto te gjitha gjënden edhe në website. Me kete ekspozim shume skematik qe po bejme ketu, ne nuk kerkojme te vihemi ne nje gare ambicjoze, kush di me shume, ne nuk nenvlertesojme idete dhe mendimet e shokeve dhe kolegeve sepse egoizmi dhe cinizmi nuk jane valencat tona. Ne i mbeshtesim dhe i mbrojme deri ne nje keto interpretime te cilat tashme te vizatuara, nuk jane ide po projekte konkrete per zbulimin ë naftes Shqiptare. Pra, bindja jone per perspektiven e ketyre objekteve perspektive, mund te testohen nga kushdo qe i mendon keta objekte me interes per zbulimin e naftes, sigurisht duke respektuar ligjet e shtetit dhe duke bere marreveshje me ne. Ne, me guzimin tone profesional, duam tu tregojme te gjitheve se nafta Shqiptare, eshte ne fillim te saj. Konkretisht, nese vetem objekti pare do te rezultoje pozitiv, Shqiperia do te siguroje te ardhura ekonomike kolosale per disa vite.

Objekti pare

Studimin e keti objekti ne e kemi bërë shumë vite më parë, që kur kryem rekonjucionin dhe trasuam në terren profilet sizmik. Ky objekti është në zonën tektonike Jonike, vërtetuar tashme për prezencen e strukturave naftëgazmbajtëse, eshte nje vëndburim i pritshem, jo larg vendburimeve tona. Deri më sot mbi këte objekt nuk është shpuar asnjë pus i thellë. Objekti ka permasa 10 x 8km, eshte i pa komplikuar nga prishjet tektonik dhe i mbyllet nga të gjitha anët. Ndërtimi gjeologjik eshte gati i ngjajshëm me një nga vëndburimet tona të fuqisheme. Ne kemi vizatuar skemën strukturore, tregojme edhe kordinatat e pusit të thellë. Thellësia e objektit është në ato nivele ku potenciali naftë mbajtës është maksimal dhe pervetesimi/shfrytezimi behet ne kushte teknologjike normale, me vlera parametrash te njohur ne bote. Sa për kërshëri, këtë objekt po e illustrojmë ne Fig.1. Ne kemi gati edhe nje miniprojekt punimesh sizmike per verifikimin e ketij objekti nga ata qe keto objekte i shikojne me interes.

objekti pare

Objekti dytë

Ky objekt është në jugë të këtij poligoni. Struktura ka përmasa 6×4 km me krahun lindor të mbuluar nga gëlqerorë, Fig.2. Objekti është prognozuar sipas korelimeve dhe interpretimeve të profileve sizmike që përshkojne këtë zonë, kryesisht nga ata që kemi projektuar ne vetë. Për verifikimin e kesaj skeme dhe ngritjen ne një shkallë më të lartë të saje, rekomandojmë riperpunimin e profileve sizmik dhe trasimin në fushë të 25 km. të tjerë. Ky objekt, sikurse ai I pari, ështe afër me vëndburimet e naftës, me Zonen Tektonike Jonike.
Si ne, ka plote shoke dhe kolege me idera dhe prognozime konkrete shumë interesante për zbulimin e naftës Shqiptare. I takon shtetit Shqiptarë ti gjejë ata specialist. Specialistet e naftes, me experience te gjate, se bashku me te rinjte, do ti sjellin mirëqënie këtij populli. Sa me shpejte te hapet rubrika opinione dhe te shpallet konkursi per zbulimin ë naftes Shqiptare nga specialistet Shqiptare. Kjo rubrike nuk do te jete vetem teste për te gjithë specialistet e naftes Shqipatre, ajo do te jete me shume se nje test, se beje lidhjen e tyre pa dallim moshe, shkolle, shkalle kualifikimi. Ky do te jete nje test miqesije edhe per specialistet e prodhimit apo per pedagoget e shkollave te larta, ku do te perfshihen te gjithë, si ata me CV te thjeshta dhe ata me CV-I te cilesuara. Pa dashur te percmojme specialistet e huaj shume te kualifikuar, jemi te mendimit se gjeologet shqiptare nuk do te kishin qene dakord te kercenin tani per tani ne Juban te Shkodres. Kjo shkon edhe me ato qe thote Prof. Alfred Frasheri ne nje shkrim shume interesant botuaar tani afer ne shtypin Shqipatre. Nafte nuk doli dhe koha fluturoi.

obekti2

Ne kete oferte, marrin pjese kater specialiste te larte nafte me pervoje ne industrine e naftes Shqipatre. Ne mirëpresim cdo bisede me persona apo kompani që I shikojne me interes studimet tona. Objektet e përshkruar më sipër, kane një perspektive të jashtëzakonshëme. Per zbulimin ë naftes duhet te angazhohet vete shteti shqiptare. Mjafte me me lojrat politike, me programe dhe premtime boshe per vite të tëra. Nafta bene politike, politika nuk bene nafte. Nje gje eshte sigurte, Shqiperine do e beje nafta bashke me pasurite e tjera. Per naften shpallen luftera, nafta vendos ligje dhe sjell mireqenie.

DeGolyer Everetti , gjeofizikantit dhe filantropit Amerikan i njohur si themeluesi i gjeofizikës së aplikuar në industrinë e naftës thote, “kerkimi I naftës është një art dinamik, se I vetëmi element më I madh në të gjitha kerkimet e kaluara, të tashmet dhe ato në të ardhëmen, është gadishmeria e njeriut për të marrë një shans”. Kjo thenie alternon me fjalet e gjeologu Polak, Prof. Stanislav Zuber I cili e germoi Shqiperine me cekic ne dore, ai thote, se nafta zbulohet pus pas pusi.

Gazeta Tema, 30.09.2013