Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Stabilitet i çmimeve të naftës dhe benzinës

Cmim Nafte ngritje

Edhe gjate kësaj jave cmimi i naftës dhe benzinës, ka qendruar stabël, duke mos pësuar asnjë ndryshim krahasuar me një javë më parë. Nga vëzhgimi i bërë me kamerën e RTV SCAN në pikat e karburanteve në kryeqytet, vërehet se, një litër naftë është tregtuar nga 179 deri në 184 lekë për litër, me një rënie prej 6 lekë për litër krahasuar me javët e para të muajit Janar. Gjithashtu çmimi i benzinës ka qëndruar stabël, duke u tregtuar me 180 -184 lekë për litër, ndërkohë që gjatë muajve të fundit të vitit te kaluar u tregtua në vlerat 188-194 lekë për litër, duke shënuar rënie me 8 lekë.

Duke krahasuar me 4 muaj më parë vihet re se tregu i karburanteve ka pasur një tendencë në ulje të çmimeve, pasi nafta dhe benzina gjatë muajit Nëntor dhe në javën e parë të muajit Dhjetor 2012 arritën shifrën rekord deri në 204 lekë për litër. Tregu i karburanteve pësoi një rritje çmimesh gjatë fillimit të muajit Shtator të vitit të kaluar. Kjo rritje ndodhi për shkak të vendosjes së taksës mbi karburantet. Ky trend çmimesh vazhdoi derisa rezervat e karburanteve mbaruan. Më pas rënia e çmimit të karburanteve në tregjet ndërkombëtare u reflektua dhe në tregun shqiptar.

Scan TV, 28.09.2013