Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Saraçini: Reforma për sektorin energjetik me qëllim të bëhemi pjesë e tregut të përbashket të BE

Мinistri i Ekonomisë Valon Saraçini më 19 dhe 20 shtator, me ftesë të ministrit për energjetikë të Lituanisë Jarosllav Neveroviç, merr pjesë në Takimin e ministrave për energjetikë të Bashkimit Evropian, të vendeve kandidate për anëtarësim dhe ato të vendeve nga EFTA.

Takimi u organizua në kuadër të kryesimit të Lituanisë me Këshillin e Bashkimit Evropian. Në takim morri pjesë edhe komesari evropian për energjetikë z.Gunter Otinger dhe ministrat Мајкël Fallon nga Mbretëri e Bashkuar, Јirzhi Sinsiala nga Republika Çeke, Pat Rabit nag Irlanda, Маrtin Lidegard nga Danimarka, Ј.М. Lopez de Silva nga Potugalia, Daniells Pavlluts nga Letonia, Коnrad Мizi nga Маlta, Dragomir Stojçev nga Bullgaria etj.

Takimi është inicuar si pjesë e aktiviteteve për realizimin e prioriteteve të presidencës Lituaneze në fushën e energjetikës, dhe kjo është veprim i vazhdueshëm në drejtim të kompletimit të tregut të brendshëm për energjetikë në Bashkimin Evropian në vitin 2014-të, si dhe përforcimi i dimenzionit të jashtëm për politikën energjetike të Bashkimit Evropian, me qëllim që te intensifikohet konkurrenca evropiane dhe t`u përgjgjiet sfidave lidhur me çmimet e larta të energjisë dhe të shpenzimeve.

Në takim u diskutua për masat e nevojshme, të cilat duhet të ndërmerren që të kompletohet tregu i brendshëm i Bashkimit Evropian, përkatësisht nevoja për intensifikimin e organeve rregullatore, mundësim qe të zbatohet konkurrëncë e të tjera. Një nga pikat kryesore të diskutimit ishte integrimi i tregjeve të energjetikës të shteteve anëtare të BE-së, përmes lidhjeve fizike të të njejtëve, ose, ndërtim i infrastrukturës së nevojshme me mekanmizma për përkrahjen e saj. Debati u zhvillua në kahje të vendosjes së qëllimeve të reja për vitin 2030, me qëllim të zvoglimit të emisioneve të dëmshme. Në këtë segment, shqyrtohen mundësitë e përcaktimit të qëllimeve të reja për pjesëmarrjen e burimeve të rinovueshme energjetike, për masat e efikasitetit energjetik si dhe masa e aktivitete tjera.

Mes konkluzave kryesore ishin se kompletimi i tregut të energjetikës duhet të vazhdohet dhe më tej përmes masash që do të jenë në orientim të nxitjes së investimeve në sektorin energjetik dhe mbrojta e konsumatorëve. Më tej, të nxiten konsumatorët për pjesëmarrje active në treg, me mundësi,të administrojnë me konsumin e tyre, përmes mundësisë për instalim të matësve elektrik më të përpikët.

Ministri i Ekonomisë Valon Saraçini shprehu angazhimet e Qeverisë së Repuiblikës së Maqedonisë në pjesën e energjetikës, që kanë për qëllim të implementojnë standardet evropiane në këtë sektor, përmes harmonizimit të legjislacionit vendas me atë të BE-së, duke pas parasysh se energjetika paraqet shtyllë të ekonomisë së një shteti, e cila mund ta shpie atë deri te zhvillimi dhe stabilizimi ekonomik e social. Në këtë drejtim, akoma bëhen reforma në Sektorin energjetik dhe në tregjet e energjisë elektrike dhe të gazit natyror, me qëllim të njejtët gradualisht të bëhen pjesë në tregun unik të energjetikës së Bashkimit Evropian.

Ministri theksoi se shtetet nga rajoni janë të bashkuar në Bashkësinë energjetike, ku bashkëpunojnë që të krijojnë një kornizë të një tregu të rregullt dhe stabil, që do të tërheq investime në Sektorin energjetik, më të cilat do të siguroj furnizim stabil me energji.

Në paraqitjen e tij Ministri Saraçini tha se në kuadër të politikës energjetike të Qeverisë, theks i veçantë vihet për mbrojtjen dhe sigurimin e furnizimit përmes diversifikimit të burimeve. Në këtë drejtim, krahas shfrytëzimit maksimal të burimeve vendore, përmes rivitalizimit të objekteve aktuale dhe ndërtimin e kapaciteteve të reja, pjesë e qëllimit strategjik të Republikës së Maqedonisë është lidhja me sistemet energjetike fqinje dhe me sistemet në rajon.

energjia.al, 24.09.2013