Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Nafta, humbjet më të mëdha javore në tre muaj

Nafta Brent e Londrës po qendron rreth nivelit të 108 dollarë për fui në sesionin e sotëm dhe pritet të publikojë humbjet më të mëdha javore në tre muajt e fundit. Në këtë rënie ka ndikuar largimi i frikës për sulme në Siri dhe rifillimi i prodhimit të naftës në rafineritë në Libi. Por megjithatë ka ende disa shqetësime për një çrregullim të furnizmit të tregut global nga rajoni i Lindjes së Mesme.

Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, do të vendosë javën e ardhshme se si do të zbatohet në terren plani i Rusisë për të shkatërruar armët kimike të Sirisë. Ndërsa Shtetet e Bashkuara dhe Irani mund të takohen javën e ardhshme për të diskutuar mbi programin bërthamor të Teheranit. Kështu, nafta Brent për Nëntorin ra me 11 cent në 108.65 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane ra me 30 cent në 106 dollarë për fuçi.

TV Scan, 20.09.2013