Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Konfindustria per karburantet

Ne mbështetje te Prokurorisë, e cila ka nisur hetimet ndaj subjekteve tregtare qe mashtrojnë me sasinë e karburanteve, ka dale edhe konfindustria. Përmes një deklarate për shtyp, konfindustria vlerëson, se ndërmarrja e një nisme te tille është e nevojshme duke marre parasysh, se kemi te bëjmë me tregun me te madh ne vend me një xhiro vjetore te llogaritur afër 1 miliard euro, qe nënkupton, se abuzimet mund te arrijnë ne vlera absolute prej dhjetëra miliona euro ne vit. Duke e quajtur te padrejte veprimin e institucioneve për mospublikimin e emrave te abuzuesve, konfindustria thekson, se problem mjaft shqetësues ne dem te biznesit, qytetareve dhe ekonomisë, përveç abuzimit me peshën, paraqet cilësia jashtë standardit e karburanteve ne vend. Sipas te dhënave te para disa kohëve nga inspektoriati qendror teknik, mbi 30 mije ton karburante ne vit janë jashtë standardeve te lejuara.

TV Vizion Plus, 08.09.2013