Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

METE: Metrologjia te publikoje emrat e pikave te karburantit qe abuzojne

Zv. Ministri i METE Z. Bozdo deklaroi dje se projektakti normativ është përgatitur nga DPM, por pas konsultimeve të gjëra juridike, METE mendon se nuk është i nevojshëm një akt i tillë për sa kohë ekziston e gjithë hapësira ligjore që Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë të bëjë publike rezultatet e inspektimit të saj.

Për më tepër, Ligji për Metrologjinë shpreh qartë detyrimin e DPM-së të publikojë të dhëna inspektuese atëherë kur preken interesat e konsumatorit.
“Ky qëndrim zyrtar i Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës i është përcjellë sot Drejtorisë së Përgjithshme të Metrologjisë, si dhe në të njëjtën kohë është vënë në dijeni edhe Kryeministri”, shtoi Bozdo.

energjia.al, 04.09.2013