Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Maqedoni: Shtrenjtohen për një denar benzina dhe dizeli

Benzina, nafta dhe vajguri, nga mesnata do rriten për 1 denar. Kështu vendosi sot Komisioni Rregullator. Sipas vendimit të ri, një litër EUROSUPER BS-95 do të shitet për 82 denarë, ndërsa EUROSUPER BS-98 do të shitet për 83,50 denarë. Çmimi i ri i Eurodieselit do të jetë 70,5 denarë për litër, dhe vajguri për 59 denarë. KRRE-ja mori vendim për rritjen e çmimit të derivateve të naftës në bazë të çmimit mesatar të naftës së papërpunuar në tregjet botërore, në dy javët e fundit, si dhe bazuar në kursin e shkëmbimit të denarit kundrejt dollarit.

Televizioni Alsat-M, 26.08.2013