Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Energji nga era. Përurohet në Gjermani parku në det

Berlini shton vemendjen ndaj asaj që është konsideruar si alternativa e vetme ndaj energjisë bërthamore. Në Gjermani u përurua parku me i madh eolik në në det të hapur. Në Detin e Veriut ajo ngrihet rreth njëqind kilometra larg bregut. “Bard 1”, emri i platformës në veri të ishullit të Borkum, numëron 80 helika. Përmes këtyre projekteve që premtojnë të shtohen edhe më në të ardhmen Gjermania synon të eliminojë varësinë nga energjia bërthamore deri në vitin 2020.

“Pa këtë fermë të fuqishme eolike në Detin e Veriut, – thotë Michael Baur, anëtar i grupit Bard- kjo do të jetë e pamundur të realizohet eliminimi progresiv i përdorimit të energjisë bërthamore. Nëse qeveria e re do të mbajë premtimin e bërë në verën e vitit 2011, pritet që së shpejti të kthehet në një sponsor të ndërtimit të parqeve në det të hapur për gjenerimin e energjisë nga era”- shtoi ai.

Megjithatë gjenerimi i energjisë nga era ka qenë pak produktiv. Një central tjetër Borkum i quajtur Riffgat, mbetet i mbyllur dhe për gjashtë muajt e ardhshëm. Centrali mbetet i bllokuar për sa kohë në zonë vazhdojnë kërkimet për zbulimin e municioneve që datojnë që nga Lufta e 2 Botërore. Për rrjedhojë nuk është realizuar instalimi i kabllove që lejon shpërndarjen e energjisë.

Albanian Screen, 27.08.2013