Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Vendimet klienteliste të Berishës pas 23 qershorit, dhuroi 14 hidrocentrale, 2 gurore dhe rafinerinë e Cërrikut

Kryeministri në detyrë Sali Berisha u është përgjigjur 1 milion shuplakave të popullit shqiptar, me shitje pronash dhe asetesh publike. Dhe pse ato kanë vlera reale kolosale, Berisha i ka dhënë për vetëm pak qindarka, pranë bizneseve në lidhje tarafi dhe klienteliste me të. Edhe pse opozita i ka bërë thirrje kryeministrit në largim që të ndalë së dhëni leje të tilla në kundërshtim me ligjin, ai vazhdon t’u dhurojë miqve çdo copë tokë e pasuri shtetërore që ka mbetur në “këmbë”. Mbi 14 leje për hidrocentrale në të gjithë vendin, 2 leje për prerjen e pyjeve dhe ngritjen e guroreve në Lezhë dhe Krujë, dhënia me koncesion të rafinerisë së Cërrikut, dhënien me qira 1 euro kontrata për 103 mijë m2 të Ndërmarrjes së Prodhimit të Çeliqeve Elbasan etj. Janë këto disa vendime që Berisha i ka marrë pas zgjedhjeve të 23 qershorit. Vendimet konstatohen nga një vëzhgim i thjeshtë i faqes elektronike të Qendrës së Publikimeve Zyrtare.

Vendimet, 10 korrik

Më datë 10 korrik, qeveria “Berisha” ka miratuar dhënien me koncesion të 1 hidrocentrali, Vendim i KM nr. 587, datë 10.7.2013, Për përcaktimin e autoritetit kontraktues për dhënien me koncesion të hidrocentralit “Shengjun” dhe miratimin e bonusit në procedurën përzgjedhëse konkurruese, që i jepet shoqërisë…”, thuhet në VKM botuar në Fletoren Zyrtare numër 125, më 30 korrik.

Vendimet, 24 korrik

Ndërsa 1 javë më vonë, pra më 24 korrik, në mbledhjen e qeverisë u miratuan 7 leje koncesionare për ndërtimin e hidrocentraleve nga veriu në jug “Vendim i KM nr. 605, datë 24.7.2013 për miratimin e bonusit, në procedurën përzgjedhëse konkurruese, që i jepet shoqërisë për dhënien me koncesion të hidrocentralit “Driza 1”… Vendim i KM nr. 606, datë 24.7.2013 për miratimin e bonusit, në procedurën përzgjedhëse konkurruese, që i jepet shoqërisë për dhënien me koncesion të hidrocentralit “Viliq” … Vendim i KM nr. 607, datë 24.7.2013 për miratimin e bonusit, në procedurën përzgjedhëse konkurruese, që i jepet shoqërisë për dhënien me koncesion të hidrocentralit “Kolosjan”… Vendim i KM nr. 608, datë 24.7.2013 për miratimin e bonusit, në procedurën përzgjedhëse konkurruese, që i jepet shoqërisë për dhënien me koncesion të hidrocentralit “Kalivar” … Vendim i KM nr. 609, datë 24.7.2013 për miratimin e bonusit, në procedurën përzgjedhëse konkurruese, që i jepet shoqërisë për dhënien me koncesion të hidrocentralit “Plepi”… Vendim i KM nr. 612, datë 24.7.2013 për miratimin e bonusit, në procedurën përzgjedhëse konkurruese, që i jepet shoqërisë për dhënien me koncesion të hidrocentralit “Zall Xhuxhe”… Vendim i KM nr. 622, datë 24.7.2013 për miratimin e bonusit, në procedurën përzgjedhëse konkurruese, që i jepet shoqërisë për dhënien me koncesion të hidrocentralit “Gjadër” …”, janë këto vendimet e Fletores Zyrtare nr 132 botuar me datë 6 gusht. Ndërkaq, në të njëjtën mbledhje qeverie të datës 24 korrik, Berisha ka dhënë “ok” dhe për koncesionin mes METE dhe Kurum për rafinerinë e Cërrikut. “Vendim i KM nr. 613, datë 24.7.2013 për miratimin e kontratës së koncesionit të formës “ROT” (rehabilitim, operim, transferim), të lidhur ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës dhe shoqërisë “Kurum International” sh.a, për rehabilitimin e rafinerisë së Cërrikut, rrethi Elbasan…”, thuhet në VKM botuar me 7 gusht në Fletoren Zyrtare nr 133. Në po të njëjtën mbledhje qeverie, u hodh në ankand me qira dhe për çmimin 1 euro kontrata, të sipërfaqes prej 103 550 m2 në administrim të Ndërmarrjes së Prodhimit të Çeliqeve, Elbasan.

Vendimet, 31 gusht

Ndërsa 1 javë më vonë, pra më 31 gusht, është vendosur heqja nga fondi pyjor i sipërfaqes në ngastrat e ekonomisë pyjore “Krastë-Krujë”, Krujë, që do të përdoren nga shoqëria “Shpresa-Al” sh.p.k., për shfrytëzimin e gurit gëlqeror si dhe për heqjen nga fondi pyjor të sipërfaqes në ngastrat e ekonomisë kullosore “Mali i Rrencit – Kakarriq”, Lezhë, që do të përdoret nga shoqëria “Colacem Albania” sh.p.k., për shfrytëzimin e gurit gëlqeror… Sakaq, më 16 gusht, u miratuan 6 koncesione të tjera hidrocentralesh, të cilat u botuan në Fletoren Zyrtare me numër 140, datë 23 gusht. “Vendim i KM nr. 688, datë 16.8.2013 për miratimin e kontratës së koncesionit, të formës “BOT”, të lidhur ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës dhe shoqërisë “Gener 2” sh.p.k., për ndërtimin e hidrocentraleve në lumin Zalli i Qarrishtës… Vendim i KM nr. 689, datë 16.8.2013 për miratimin e bonusit, në procedurën përzgjedhëse konkurruese, që i jepet shoqërisë për dhënien me koncesion të hidrocentralit “Blac” … Vendim i KM nr. 690, datë 16.8.2013 për miratimin e bonusit, në procedurën përzgjedhëse konkurruese, që i jepet shoqërisë për dhënien me koncesion të hidrocentralit “Lusen”… etj.”, konfirmohet në Qendrën e Publikimeve Zyrtare.

Gazeta Sot, 27.08.2013