Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Trepça në krizë

Pajisjet e viteve të 60-ta po venë në rrezik prodhimin në minierat e gjigantit metalurgjik “Trepça”. Mirëpo, përpos kësaj, problem këtu paraqitet edhe mosdefinimi i kreditoreve. Por, përkundër problemeve, kjo ndërmarrjeve, e cila vazhdon të menaxhohet nga Agjencia Kosovare e Privatizimit, ka vazhduar ta ketë sasinë e eksporteve minerale në rreth 6.250 tonë për një vit, e cila, sipas menaxhmentit është e njëjtë me prodhimin e vitit të kaluar.

Halil Çelaj, ushtrues i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të “Trepçës”, ka precizuar se mosdefinimi i të ardhmës,mungesa e investimeve, kreditorët dhe pajisjet e vjetra të viteve 60-ta janë disa nga problemet me të cilat përballet menaxhmenti i “Trepçës”. Sipas Çelajt, pajisjet e vjetra që i takojnë kohës së ish-Bashkimit Sovjetik. “Kemi probleme të mëdha me kreditorët, si dhe ka paqartësi të mëdha për të ardhmen e ‘Trepçës’. Këto probleme na rrinë si shpatë mbi qafë dhe na kanë futur në një labirint, nga i cili vështirë se mund të dalim. Problem është se nuk dimë akoma se cila do të jetë e ardhmja e ‘Trepçës’, ndonëse ne kemi qartësuar se do të duhej një ristrukturim dhe një rivitalizim”, tha ai.

Sipas tij, “Trepça” eksporton sasi të mineraleve rreth 6.250 tonë, sikurse edhe vitin e kaluar. “Sipas statistikave aktuale, prodhimet për eksport shiten direkt nga bunkerët e koncentrateve në flotacionet në Tunelin e Parë dhe në Kishnicë. Esksporti bëhet nëpërmes të Portit të Tivarit, në Mal të Zi”, thotë Çelaj.
Aktualisht, në “Trepçë”, në minierën në Stantërg dhe në Artanë prodhohet koncentrati i plumbit dhe i zinkut si dhe sulfat alumini nga industria kimike, dhe tërë logjistikën për miniera nga fabrika e pajimeve të procesit. Sipas ushtruesit të detyrës së drejtorit të “Trepçës”, kërkesat janë shumë më të mëdha sesa që prodhohen minerale, por me pajisjet vjetra nuk mund të prodhohet më shumë.
“Kërkesat për prodhimet e ‘Trepçës’ janë të mëdha, por flotacionet tona janë mjaft të vjetra, sidomos ai i Kishnicës është i viteve të ’60-ta, ai i Tunelit të Parë i viteve të ’80-ta. Me teknologji nga ish-Bashkimi Sovjetik, na bëhet i pamundur përpunimi i një sasie më të madhe”, ka thënë Çelaj…

Gazeta Zeri, 27.08.2013