Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Minimale prurjet në liqenin e Fierzës

Prurjet e ujit në liqenin e Fierzës, për shkak të mungesës së reshjeve të shiut kanë rënë në nivelin minimal. Burime nga salla e komandës së hidrocentralit pohojnë se, prurjet e ujit kanë zbritur në 33 metër kub ujë në sekondë. Si pasojë niveli i ujit në liqen ka rënë duke kapur kuotën e 286.10 metra. 
Në kushtet e thatësirës niveli I ujrave të liqenit të Fierzës, që shërben si rregullator edhe për liqenet e Komanit e të Vaut të Dejës, vazhdon të bjerë dhe specialistët thonë se përmirësimi mund të vijë vetëm me fillimin e stinës së reshjeve.
Kaskada e Drinit shërben si burim kryesor për furnizimin me energji elektrike të vendit.

Albanian Screen, 27.08.2013