Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Abuzimi, qytetarët, më pak karburant nga sa paguajnë

Nuk janë pak, por rreth 11 % e pikave të karburantit në të gjithë vendin, që u japin qytetarëve më pak sasi nafte apo benzinë nga sa ata paguajnë. Ky fakt është zbuluar nga kontrollet e fundit të ushtruara prej Drejtorisë së Metrologjisë, që është edhe institucioni përgjegjës për kalibrimin e pajisjeve që masin sasinë e karburantit.

Kontrollet e këtij institucioni nisën pas shqetësimeve në rritje të konsumatorëve për sasinë e karburantit që blejnë çdo ditë. Gjatë këtij aksioni, janë kontrolluar 133 subjekte të tregtimit të karburantit dhe gazit të lëngët. Sipas Mesitit, kontrollet janë konkluduar me marrjen e masave penalizuese ndaj këtyre operatorëve, me vendosje gjobe që arrin në vlerën e 10.5 milionë lekëve.
Teksa ka kërkuar që cdo qytetar të ndihmojë në shmangien e një dukurie të tillë, Mesiti tha se, kontrolle të tilla do të nisin edhe për fusha të tjera për produktet e parapaketuara.

TV Scan, 27.08.2013