Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Punëtorët e KEK-ut refuzojnë bukën e Benaff-it

Punëtorët e tri divizioneve të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), ata të termocentralit “Kosova A”, termocentralit “Kosova B”, dhe divizionit të Thëngjillit, edhe më tutje po e refuzojnë bukën që atyre po u ofrohet nga kompania private “Benaff”.

Mbi 90 për qind e punëtoreve të këtyre tre divizioneve, nga 23 janari nuk kanë marrë ushqim fare për shkak të papastërtisë së madhe të ushqimit që atyre iu është ofruar nga kjo kompani private. “Punëtorët janë të pakënaqur me shërbimet që ofron ky operatorë privat. Ka mungesë totale të higjienës sa i përket transportit përpunimit dhe servimit të ushqimit në mesat e menaxhuara nga ky operatorë. Mish i viçit transportohet për në mense përmes qeseve të zeza të bërllokut” tha punëtori R.A.

Sipas tij, po të kërkosh sallam, atëherë atë në të shumën e rasteve mund ta marrësh të dëmtuar nga minjtë që e përshkojnë mensën çdo ditë. “Është e tmerrshme, mish i zier i pulës që nuk konsumohet përgjatë ditës paketohet në kontejnerë të plastikës dhe futet në friz për t’u servuar të nesërmen” tha më tej ai. Sipas tij, përgjatë kohës sa ishte kompania tjetër SH.A “Ushqimi” kishte qenë gjithçka më ndryshe.

Ai thotë se të paktën në atë Kompani, kuzhinierët kanë qenë profesionist. Edhe punëtore të tjerë që nuk duan të identifikohen për gazetë thonë se përpos papastërtisë kompania “Benaff” po shkel specifikat që janë precizuar në kontratë dhe që kanë të bëjnë me ushqimin. Kryetari i Sindikatës së Punëtoreve të KEK-ut Izet Mustafa thotë se, sipas kontratës një rriskë gjedhi është paraparë t’i ketë 250 gram, por punëtorëve u servohet me vetëm 150 gram.

Sipas tij, në raste shumë të rralla kjo i ka 250 gram, por atëherë ajo nuk është rriskë gjedhi, por është gullash. “KEK-u momentalisht po i bën shantazh të dyfishtë punëtorëve. Nga njëra anë duke iu thënë se do t’i rikthej triskat, dhe nga ana tjetër duke iu thënë se ushqimi tashmë është më cilësorë dhe se punëtorët mund të shërbehen me ushqimin që ofron kjo Kompani.”

Sipas tij, bojkoti po vazhdon edhe më tutje nga punëtoret e termocentralin “Kosova A”, Termocentralin “Kosova B dhe në Divizionin e thëngjillit. Sipas tij, më shumë se 90 për qind e punëtoreve të tre divizioneve që shtatë muaj fare nuk kanë marrë ushqim në mensë. Ai tha se punëtoret kanë tri kërkesat kryesore: “Të shkëputet kontrata me Kompaninë ‘Benaff’, të bojkotohet ushqimi që u ofrohet punëtorëve nga ky operatorë dhe të shtohet vlera material e triskës” tha Mustafa.

Në anën tjetër Edmond Nulleshi, zyrtare për marrëdhënie me media në Koroporaten Energjetike të Kosovës thotë se menaxhmenti e ka monitoruar implementimin e kontratës në fjalë që nga fillimi. “KEK-u i ka shqyrtuar rrethanat e krijuara rreth kësaj kontrate dhe ka ndërmarr veprime konform neneve të saj dhe Ligjit të Prokurimit Publik, duke pasur parasysh gjithashtu edhe mirëqenien e punëtorëve të tij”, tha ai.

Gazeta Zeri, 22.08.2013