Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

KEK-u shkelësi më i madh i tenderëve

Për vetëm tre muaj institucionet e vendit kanë bërë shkelje ligjore në 29 tenderë, ku prej tyre 14 janë kthyer në rivlerësim, 7 janë kthyer në ritenderim, 3 janë anuluar, kurse në 5 të tjerë është ndërhyrë në dosjen e tenderit.

Ministria e Infrastrukturës prin për shkelje të dispozitave ligjore në mesin e ministrive, me gjithsej 3 tender, tek Ndërmarrjet Publike por edhe tek të gjitha institucionet prin KEK-u, me 5 aktivitete të prokurimit, ndërsa tek komunat është ajo e Prishtinës me 4 tenderë nga 12 gjithsejtë sa kanë shkelur gjithë komunat.

Këto janë të dhënat e raportit të Lëvizjes FOL, “Monitoruesi i Prokurimit” për periudhën Prill-Qershor të këtij viti.

Në raport pasqyrohen shkeljet dhe parregullsitë ligjore të evidentuara nga ana e OSHP-së të ministrive, ndërmarrjeve publike (KEK dhe PTK) dhe komunave gjatë zhvillimit të procedurave të prokurimit publik.

Kenan Tora, koordinator i projektit në FOL ka bërë me dije se ata nuk vlerësojnë vendimet e OSHP por vetëm i interpretojnë. “Ne i interpretojmë vendimet e OSHP-së nuk i analizojmë ato nga ana e cilësisë”, theksoi Tora.

Sipas këtij raporti, për periudhën janar-mars, KEK-u ka bërë shkelje në gjashtë tenderë ndërsa tani pesë, që do të thotë për gjysmë viti bënë shkelje në 11 tenderë. E në 2012 gjatë tërë vitit kanë pasur 12 gjithsej. “Për këtë tre mujor nuk kemi bërë analizë financiare se sa ka mundur të jetë vlera e cila është rrezikuar me këto vendime që janë nxjerrë nga ana e OSHP-së”, tha ai.

FOL nuk e di as sa raste kanë shkuar në Gjykatë.

Portali Telegrafi, 05.08.2013