Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Kriza nuk ndal rritjen e konsumit të energjisë dhe karburanteve

Kriza ekonomike duket se nuk i ka ‘stepur’ të shpenzojnë më shumë energji elektrike. Sipas të dhënave nga INSTAT, gjatë 3-muajve të parë të këtij viti shqiptarët kanë konsumuar 643 milion kWh energji elektrike duke shënuar kështu rritje në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ku konsumi ishte 510 milionë kWh.

Konsumi i energjise elektrike

Rritja është mbi 26% ndërkohë që niveli është i njëjtë me tremujorin e parë të vitit 2011.

Arsyeja kryesore që ka nxitur shtimin e konsumit të energjisë elektrike është në radhe të parë ruajtja e të njëjtit ccmim, ku gjatë dy viteve të fundit nuk është shënuar asnjë rritje e tij.

Një efekt në këtë drejtim ka dhënë edhe dimri I ftohtë dhe ‘mbyllja’ e konsumatorëve më shumë në shtëpi.

Konsumi i energjise elektrike

Në të njëjtin kah pozitiv ka ecur edhe konsumi I karburanteve në vend. Sipas të dhënave të publikuara në Konjukturën e tremujorit të parë të 2013-ës, në janar-mars të këtij viti shqiptarët kanë konsdumuar rreth 1.5 miliardë hektolitra karburant, me një rritje prej 42% në raport me të njëjtën periudhë të vitit 2012.

Shkaku kryesor që ka ccuar në rritje e konsumit të karburanteve është rritja e numrit të automjeteve në vend nxitur edhe nga vendimi i ri i qeverisë për të ulur taksat e importit për automjetet e vjetra.

konsumi i dukshem i karburanteve

Revista Monitor, 10.07.2013