Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Dizeli shtrenjtohet për 0.5 denar, benzina lirohet

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinave prej sonte në mesnatë zvogëlohen për gjysëm denar, ndërsa dizeli dhe ekstra vaji i lehtë rriten për gjysëm denar.

Sipas vendimit të Komisionit rregullativ për energjetikë, çmimi e Eurosuper BS-95 do të arrijë 78,50 denarë për litër, i Eurosuper BS-98 do të arrijë 80 denarë për litër, i Eurodizelit 67 denarë për litër dhe i ekstra vajit të lehtë për amvisëri 56 denarë për litër.

Zvogëlohet edhe çmimi i shitjes me pakicë i mazutit, i cili do të jetë 40,4 denarë për kilogram.

Agjensia e Lajmeve Zhurnal, 01.07.2013