Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Rusia po eksploron tregjet energjetike të Azisë

Një sërë kontratash të reja ruse të nënshkruara me konsumatorët aziatikë flet qartë për një riorientim të Moskës nga tregjet energjetike të Europës në ato aziatike, deklaroi Zv. Kryeministri rus Arkadi Dvorkoviç në një intervistë për “The Wall Street Journal”.

Zyrtari rus theksoi se arsyeja për ndryshimin e strategjisë ishte reduktimi i kërkesës për gaz. Përveç kësaj, vendet europiane ushtrojnë një presioni rregullator ndaj Rusisë.

Megjithatë, Zv. Kryeministri deklaroi se Rusia do të vazhdojë të mbetet një “partner i sigurt dhe i qëndrueshëm” i Europës dhe do të furnizojë vendet europiane me aq gaz sa do të jetë e nevojshme.

Agjensia e Lajmeve Ekonomia, 28.06.2013