Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Vijon stabiliteti i çmimeve të karburanteve në kryeqytet

Çmimi i naftës dhe benzinës, edhe këtë javë ka qendruar stabël, duke mos pësuar asnjë ndryshim krahasuar me një javë më parë. Nga vëzhgimi i bërë me kamerën e RTV SCAN në pikat e karburanteve, vërehet se, një litër naftë është tregtuar nga 179 deri në 194 lekë për litër, me një rënie prej 6 lekë për litër krahasuar me javët e para të muajit Janar. Edhe çmimi i benzinës ka qëndruar stabël. Këtë javë benzina u tregtua me 180-194 lekë për litër, ndërkohë që gjatë muajve të fundit të vitit 2012 është tregtuar në vlerat 188-194 lekë për litër, duke shënuar rënie me 8 lekë.
Duke krahasuar me dy muaj më parë vihet re se tregu i karburanteve ka pasur një tendencë në ulje të çmimeve, pasi nafta dhe benzina gjatë muajit Nëntor dhe në javën e parë të muajit Dhjetor arritën shifrën rekord deri në 204 lekë për litër. Tregu i karburanteve pësoi një rritje çmimesh gjatë fillimit të muajit Shtator të vitit të kaluar. Kjo rritje ndodhi për shkak të vendosjes së taksës mbi karburantet. Ky trend çmimesh vazhdoi derisa rezervat e karburanteve mbaruan. Më pas rënia e çmimit të karburanteve në tregjet ndërkombëtare u reflektua dhe në tregun shqiptar.

TV Scan, 22.06.2013