Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Maqedonia merr “njësh” nga Rusia, për gazin

Përfaqësuesit qeveritarë të Maqedonisë janë kthyer të zhgënjyer nga Rusia. Ndonëse ishte paralajmëruar se në Forumin e Shën Petersburgut do të nënshkruhet marrëveshja për përfshirjen e Maqedonisë në projektin e gazsjellësit “Rrjedha Jugore”, një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

Vetëm një javë më parë, zv.kryeministri i Financave, Zoran Stavrevski kishte thënë për media se marrëveshja do të bëhet dhe se në aktin e nënshkrimit do të merrte pjesë edhe kryeministri Nikolla Gruevski.

I pyetur për të sqaruar “dështimin” në Rusi, zëdhënësi qeveritar, Aleksandar Gjorgjiev ka deklaruar se shkak për anulimin e nënshkrimit kanë qenë saktësimet teknike të marrëveshjes.

Gazeta Koha Ditore, 23.06.2013