Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Feronikeli përuron filtrat e rinj në furrat rrotulluese

NewCo Ferronikeli sot në një ceremoni ku morën pjesë përfaqesues të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, simbolikisht bëri inaugurimin e modernizimit të filtrave duke i përmbushur Standardet Ndërkombëtare për mbrojtjen e mjedisit dhe me këtë kompania cilësohet si Mike e Nayrës.

“Sot është një ditë historike për ne, jo vetëm sepse ne inaugurojmë filtrat e rinj në furrat rrotulluese, e cila është një pajisje e teknologjisë së lartë e instaluar nga një kompani lider nga Danimarka, FLS, duke siguruar standardet shumë të larta të mbrojtjes së mjedisit.
Por kryesisht për shkak se, me përfundimin e këtij investimi, NewcoFerronikeli përmbush një plan afatgjatë të angazhimeve dhe veprimeve për mbrojtjen e mjedisit, jo vetëm në përputhje me standardet evropiane, por edhe përtej tyre, duke u bërë një kompani miqesore ndaj mjedisit, pikërisht njëjtë si shumë kompani në Gjermani, Danimark, Norvegji, SHBA etj” tha në fjalën e tij hyrëse Drejtori Gjeneral i NewCo Ferronikelit, Ioannnis Muotafis.

Ndërkaq, zv. Kryeministrja znj. Mimoza Kusari Lila në këtë ceremoni tha “Përurimi i sotëm i filtrave të rinj në furrat rrotulluese të ndërmarrjes Ferronikeli është edhe një hap më shumë që kjo ndërmarrje po bën rreth rritjes së efikasitetit së saj operacional dhe përmbushjes së standardeve dhe teknologjisë së fundit në mbrojtjen e mjedisit.
Sipas saj instalimi i këtyre filtrave duke përfshirë edhe instalimin e Sistemit të Monitorimit të Vazhdueshëm tregon se ndërmarrja Ferronikeli e ka marr shumë seriozisht modernizimin e të gjitha proceseve prodhuese në kompani në mënyrë që kompania të jetë sa më miqësore ndaj mjedisit”.

Kusari – Lila, gjtihashtu shtoi se “Modernizimi i proceseve prodhuese në këtë ndërmarrje tregon se përgjegjësia shoqërore e korporatave në Kosovë është duke u rritur dhe jam shumë e lumtur që Ferronikeli po shërben si shembull edhe për kompanitë e tjera”.

Po ashtu edhe zv Ministri i MMPH-se, Shpetim Rudi, në këtë ceremoni përgezoi menaxhmentin e Ferronikelit për vendosjen e filtrave i cili ndër tjera tha “Vendosja e elektrofiltrave dhe rritja e kapaciteteve filtruese, aktivitet ky i cili simbolikisht po shënohet sot, është një dëshmi që e provon përkushtimin e përbashkët të Feronikelit dhe të Institucioneve tona në parandalimin dhe reduktimin e ndotjes së ajrit nga pluhuri dhe nga ndotës të tjerë”, ka deklaruar ai.
“Më duhet të pranoj këtu, se Feronikeli, KEK-u, SharrCemi, por edhe operator të tjerë kanë filluar të kryejnë investime të duhura për reduktimin e emisioneve dhe zvogëlimin e ndotjes, megjithatë ne duam që të inkurajojmë Feronikelin, por edhe operatorët tjerë, që të vazhdojnë me plotësimin e kushteve teknike dhe teknologjike, për parandalimin dhe reduktimin e ndotjes deri në nivelet e pranueshme dhe brenda standardeve ekzistuese”, ka theksuar ai.

Për të demonstruar para të pranishmëve punën dhe efikasitetin e filtrave u demonstrua ndalja e punës së filtrave dhe rikthimi i tyre në punë, ku edhe me sy mund të vërehej se me lëshimin e filtrave oxhaku lëshonte vetëm një avull të pastër. Përmes këtij demonstrimi edhe u bë inaugurimi zyrtar i filtrave.

Deri më tani NewCo Ferronikeli ka investuar më shumë së 12 milione euro vetëm në fushën e Mjedisit të cilat investimë do të vazhdojnë edhe në të ardhmën.

Agjensia e Lajmeve Ekonomia, 21.06.2013