Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Nafta rritet lehtë, fokusi tek FED dhe në Siri

Nafta Brent e Londrës po qendron përmbi 106 dollarë për fuçi, në sesionin e sotëm dhe luhatshmëria është e vogël, pasi investitorët po presin përfundimin e mbledhjes mujore të Rezervës Federale. Nafta Brent e Londrës për Gushtin u rrit me 13 cent në 106.1 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane për Korrikun u rrit me 16 cent në 98.6 dollarë për fuçi.

Një pjesë e mirë e analistëve parashikojnë se Rezerva Federale do të fillojë të tërhiqet gradualisht nga programi i blerjes së bonove në gjysmën e dytë të këtij viti. Çmimet e naftës po qendrojnë në nivelin më të lartë në 11 javë për shkak të frikës se tensioni në Lindjen e Mesme do të çrregullojë furnizimin global me naftë. Investitorët në tregun e naftës, po ndjekin me një interes të veçantë edhe luftën në Siri, ndërsa liderët botërore rritën presionin mbi Presidentin Rus, Vladimir Putin, për të mos mbështetur presidentin e Sirisë, Bashar al-Assad.

TV Scan, 19.06.2013