Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

KEK-u e padit ZRRE-në për 17.9 milionë euro

Shoqëria civile e ndërlidh vendimin me privatizimin e KEDS-it. 
Sipas KEK-ut, ZRRE-ja ka marrë vendim që të zvogëlojë të hyrat e lejuara të vitit të kaluar, me pretendimin se KEK-u ka shpenzuar më pak (17.9 milionë euro) sesa që ka planifikuar dhe paraqitur në aplikimin e vitit të kaluar, kryesisht për import të energjisë elektrike
Të pakënaqur me një vendim të ZRRE-së, të cilin e mori kohë më parë, drejtuesit e KEK-ut kanë ushtruar padi në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj zyrtarëve të Zyrës së Rregullatorit për Energji Elektrike. Zyrtari i lartë në KEK, Edmond Nulleshi, drejtor ekzekutiv në shërbimet e KEK-ut, ka sqaruar se KEK-u ka ushtruar padi në gjykatën kompetente (Gjykatën Themelore në Prishtinë) ndaj vendimit të ZRRE-së për “axhustimin e të hyrave të lejuara të vitit 2012”. Sipas tij, ZRRE-ja ka marrë vendim që të zvogëlojë të hyrat e lejuara të vitit të kaluar me pretendim se KEK-u ka shpenzuar më pak (17.9 milionë euro) sesa që ka planifikuar dhe paraqitur në aplikimin e vitit të kaluar, kryesisht për import të energjisë elektrike…(Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT).

Gazeta Kosova Sot, 18.06.2013