Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Ç’po ndodh me faturat e energjisë?

Enti Regullator i Energjisë ka botuar kohët e fundit një raport në faqen e vet zyrtare http://www.ere.gov.al/mat.php?lang=1&idm=488&idr=189 mbi veprimtarine e CEZ Shperndarje ne administrim te perkohshem. DITA i drejtoi ERE-s një paketë pyetjesh lidhur me këtë raport. Pyetjet me poshte, duhej te ishin sqaruar ne raport, pasi vitin e kaluar ERE i ka shitur si imazh per CEZ. ERE iu përgjigj pyetjeve tona pas disa ditësh dhe më poshtë janë përgjigjet e këtij institucioni për pyetjet e DITA. Në fund të intervistës është edhe një koment i redaksisë sonë ekonomike mbi këto përgjigje

DITA: Përse është kërkuar të ndryshohet struktura organizative e CEZ-Shpërndarje në kushtet kur ajo është vendosur në administrim të përkohshëm?

ERE: Struktura organizative e CEZ Shpërndarje është propozuar nga shoqëria dhe miratuar nga ERE, ku është përcaktuar ndarja e territorit te mbuluar me rrjet shpërndarës, ne 9 rajone me drejtuesin përkatës. Ndarja është kryer ne baze te një shtrirjes gjeografike. Struktura e re organizative e Shoqërisë, është në funksion të mbarëvajtjes së veprimtarisë së Shoqërisë dhe për me tepër ne kushtet aktuale, kjo strukture është ne funksion te rritjes se treguesve te performancës, dhe konkretisht te uljes së nivelit të humbjeve e rritjes së arkëtimeve. Duke pasur parasysh se këto dy objektiva lidhen ngushtë me konsumatorin, pra me terrenin, atëherë struktura është orientuar e tillë që Shoqëria të krijojë lidhje me terrenin duke orientuar në bazë volumin më të madh të punonjësve. Kjo është një strukture te ngjashme aplikohet edhe nga shoqëritë e tjera te sektorit, KESH sh.a dhe OST sh.a.

Sa është numri i punonjësve të miratuar nga ERE?

Nga ana e ERE-s miratohet vetëm fondi i pagave, i cili administrohet nga vete Kompania ne funksion te realizimit te objektiva. Ky fond pagash është i njëjtë me atë te vitit 2012, te miratuar po nga ERE ne llogaritjen e tarifave te shërbimit te shpërndarjes dhe shitjes me pakice te energjisë elektrike për Periudhën e Trete Rregullatore.

Sa është numri aktual i punonjësve të shoqërisë?

Numri i punonjësve gjendet i deklaruar tek tatimet. Për sa raportuar nga CEZ Shpërndarje, është afërsisht është i njëjtë me atë te vitit 2012.

Në raport përmendet qëndrimi i Agjencisë së Prokurimit Publik në lidhje me prokurimet. A mund të na bëni me dije se cili është qëndrimi i APP-së?

APP ne qëndrimin e saj ne lidhje me këtë çështje është shprehur se duke marre ne konsiderate mënyrën e organizimit dhe funksionimit aktualisht te CEZ Shpërndarje, ne respektim te referencave ligjore, është kompetence e Entit Rregullator nëse kjo Kompani do te konsiderohet Autoritet Kontraktor për efekt te zbatimit te ligjit shqiptar te prokurimit.

Me çfarë procedure ka prokuruar mallrat dhe shërbimet Administratori i përkohshëm gjatë ushtrimit të detyrës së tij?

ERE aktualisht është ne monitorim te këtij procesi dhe do te publikoje konkluzionet e raportit edhe për këtë çështje.

Pse CEZ-Shpërndarje nuk ka dërguar informacion për ecurinë e këtij procesi? (referuar fjalisë së fundit të kësaj pike në raport).

Sipas raportimeve te CEZ Shpërndarje (ne administrim te përkohshëm), pritet qe procesi i arbitrazhit lidhur me këtë çështje te filloj ne muajin gusht 2013. ERE ka mbajtur komunikim te vazhdueshëm me Avokaturën e Shtetit për këtë problematike, udhëzimet e se cilës i janë bere me dije CEZ Shpërndarje.

Në çfarë faze është procesi i shpronësimit të aseteve të shoqërisë? A përbën shkelje Kushtetuese shfrytëzimi i aseteve të një operatori privat?

Ne piken 5, te nenit 18, te Ligjit nr. 9072, date 22.05.2003 “Për sektorin e energjisë elektrike”, te ndryshuar, përcaktohet se “Kur hiqet një licencë, Këshilli i Ministrave vendos shpronësimin e aseteve të të licencuarit kundrejt një kompensimi të drejtë, sipas procedurave të parashikuara në ligjin nr. 8561, datë 22.12.1999 “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë pronë private për interes publik”. Bazuar ne sa me sipër, kryerja e procedurave te shpronësimit, është kompetence e Këshillit te Ministrave. Me sa jemi te informuar, METE ndodhet ne fazën e përzgjedhjes se kompanive qe do te kryejnë vlerësimin e aseteve te kompanisë dhe auditin financiar te saj.

Përse mungon bilanci i energjisë në këtë raport?

ERE publikon bilancin vjetor te energjisë, duke qene se te dhënat e dërguara nga Kompanitë monitorohen ne vazhdimësi dhe analizohen duke mbajtur qëndrimet përkatëse për secilin nga treguesit e raportuar. Megjithatë ERE është duke marre ne konsiderate edhe përgatitjen e një bilanci paraprak 4 mujor.

Sa janë arkëtimet në vlerë monetare të shoqërisë për periudhën Prill-Maj 2013 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar?

Arkëtimet për muajin prill 2013 janë 80.7%, kundrejt 78% ne vitin 2012. Te dhënat për muajin maj, dërgohen nga ana e kompanisë brenda datës 20 te muajit pasardhës.

Sa është fatura totale e blerjes së energjisë për periudhën Janar-Maj 2013 dhe sa është pagesa e bërë për këtë faturë?

Për muajin mars 2013 nga ana e CEZ Shpërndarje janë importuar 148 GËh, ne vlerën 6.879.287 Euro.

A është ulur borxhi i CEZ-Shpërndarje ndaj KESH-it?

Bazuar ne raportimet e CEZ Shpërndarje për periudhën mars-maj 2013, CEZ Shpërndarje ka paguar KESH sha detyrimin për faturat korrente te muajve janar – maj 2013 për furnizimin me energji te konsumatoreve tarifore dhe një pjese te detyrimeve te detyrimeve te prapambetura. Këto te dhëna do te analizohen pas raportimit te CEZ Shperndarje per muajin Maj 2013.

Po borxhi i shtetit ndaj CEZ-Shpërndarje?

Bazuar ne raportimet e CEZ Shpërndarje shikohet një trend ne ulje i detyrimeve buxhetore ndaj CEZ. Jemi ne verifikim e sipër dhe rezultatet e monitorimit pas analizës do te publikohen.

A përbën konflikt interesi që ERE, tashmë në rolin e mbikqyrësit direkt të CEZ-Shpërndarje, të kontrollojë proceset gjyqësore të nisura nga CEZ-Shpërndarje ndaj ERE-s?

ERE nuk ka tagër te ushtrojë kontroll mbi proceset gjyqësore, pasi ato i takojnë një pushteti tjetër te pavarur. ERE monitoron performancën e kompanisë e cila, megjithëse ne administrim te përkohshëm, vazhdon te jete një entitet i pavarur.

A po kryen aktualisht shoqëria të gjitha shërbimet që më përpara i kryente CEZ-Albania? Nëse jo, cilat shërbime nuk kryhen aktualisht?

Një tërësi shërbimesh që lidhen me mbarëvajtjen e veprimtarisë së Shoqërisë, si p.sh., shërbimet e burimeve njerëzore, shërbimet e brendshme, shërbimet financiare, shërbimet e marrëdhënieve me publikun, shërbimet e prokurimit e logjistikës, shërbimet e IT-së etj, realizoheshin nga strukturat e Shoqërisë CEZ Albania, dhe këto shërbime faturoheshin rregullisht në adresë të CEZ Shpërndarje. Aktualisht të gjitha shërbimet të cilat realizoheshin nga CEZ Albania, realizohen nga CEZ Shpërndarje, nëpërmjet strukturave te reja te ngritura.

Sa janë shpenzimet aktuale për secilin nga shërbimet që kryheshin nga CEZ-Albania?

Kalimi shërbimeve qe kryheshin nga CEZ Albania tek CEZ Shpërndarje, ka reduktuar shpenzimet nga vlera 139.8 milion leke ne muaj, ne vlerën 12 milion leke ne muaj.

Sa është energjia e importuar (në sasi dhe vlerë monetare) nga CEZ-Shpërndarje për periudhën Janar-Prill 2013 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar?

Siç është është shprehur edhe me sipër, për vitin 2013 CEZ Shpërndarje ka importuar ne muajin mars sasinë 148 GËh, ne vlerën 6.879.287 Euro. Për muajt janar dhe shkurt 2013 me Vendim te Këshillit te Ministrave, ne mungese te kryerjes se importit nga ana e CEZ Shpërndarje, ishte ngarkuar KESH sha për kryerjen e importit te energjisë elektrike për mbulimin e humbjeve, ndërsa te dhënat e importit për vitin 2012, janë te publikuara ne raportin vjetor te ERE.

Nga sa informoni, në këtë pikë janë bërë ndryshime në marrëveshjen e furnizimit ndërmjet KESH-it dhe CEZ-Shpërndarje. Përse lindi nevoja e bërjes së këtyre ndryshimeve dhe a është diskutuar me CEZ-Shpërndarje përpara heqjes së licencës mundësia e bërjes së këtyre ndryshimeve?

ERE ka bere saktësime ne Kontratën midis FPSH dhe FPP, duke qene se CEZ Shpërndarje për shkak te heqjes se licencës dhe vënies ne administrim te përkohshëm, nuk kishte kryer importin vjetor për mbulimin e humbjeve, procedure e cila bazuar ne Rregullore duhej te kryhej ne shtator te vitit 2012, si dhe nisur nga situata e favorshme e kushteve te hidrologjike ne vend, u përcaktua qe ne mungese te çmimit te referencës se importit te kryer nga CEZ, si reference te shërbente çmimi i eksportit i shoqërisë KESH.

Sa janë shpenzimet e CEZ-Shpërndarje për karburant për periudhën Janar-Maj 2013?

ERE miraton shpenzimet operative OPEX nisur nga historiku i shpenzimeve te mëparshme, dhe analizon zërat kryesore siç janë energjia e blere për mbulimin humbjeve ne rrjet, pagat, sigurimet, etj. Megjithatë gjate periudhës se administrimit te përkohshëm, ERE nga raportimet ka konstatuar se pagesat për karburant te kryera gjate kësaj periudhe, pjesa me e madhe është kryer për detyrimet e prapambetura, ndërsa pagesat për faturat korrente janë reduktuar ne raport me periudhën e mëparshme. Megjithatë ERE është ne monitorim e sipër te këtyre zërave.

A keni ndërmend të miratoni faturimin aforfe?

Nga ana e Kompanisë është bere prezent gjendja aktuale e sistemit te matjes te energjisë elektrike qe rezulton me probleme te shumta si ne mungesa te aparateve matës dhe matësve te dëmtuar, ashtu edhe ne problematiken e regjistrimit dhe përputhjes se te dhënave te konsumatoreve me sistemin, problematike kjo qe është konstatuar edhe nga ERE ne Raportin e heqjes se licencave kompanisë CEZ Shpërndarje. Megjithatë ERE i ka kërkuar Kompanisë verifikim ne terren dhe paraqitjen e një raporti te detajuar. Bazuar ne konstatimet ne vend te grupeve te punës te Kompanisë, ERE do te analizoje situatën .

Cilat janë kostot e studios ligjore që keni kontraktuar për çështjen CEZ-Shpërndarje?

Studio ligjore qe do te beje përfaqësimin ne arbitrazh te shtetit shqiptar lidhur me mosmarrëveshjet me CEZ Shpërndarje, është kontraktuar nga METE.

Si po monitorohet nga ERE, mënyra se si po operohet me asetet e CEZ-Shpërndarje nga administrimi i përkohshëm? Kjo pyetje vjen jo pa arsye, pasi ka informacione se në pjesë të ndryshme të rrjetit të shpërndarjes po bëhet zëvendësimi i kabllove të bakrit me ato të aluminit. Kush mban përgjegjësi për tjetërsimin e aseteve të shoqërisë?

Aktualisht ERE është ne monitorim te mënyrës se administrimit te shoqërisë CEZ Shpërndarje nga ana e Administratorit te përkohshëm. Edhe ky informacion do te jete pjese e objektit te monitorimit te shoqërisë.

Nga raporti vërehet se ju keni shënuar vetëm suksese nga administrimi i përkohshëm. A keni evidentuar të meta dhe çështje që kërkojnë përmirësim, si përshembull ankesat e konsumatorëve për mbifaturime prezente dhe gjatë administrimit të përkohshëm, apo veprimtaria e shoqërisë për vjeljen e debisë? (Ose tregues të tjerë si treguesi i arkëtimeve në Kukës, borxhi i institucioneve shtetërore).

ERE është ne monitorim te vazhdueshëm te aktivitetit te CEZ Shpërndarje, e cila si një shoqëri e vendosur ne administrim te përkohshëm, ka për objektiv kryesor sigurinë e furnizimit te pandërprerë me energji elektrike për konsumatoret, përmirësimin e treguesve te performances si ulja e humbjeve dhe rritje e arkëtimeve, ndërprerja e praktikave te dënimeve kolektive te konsumatoreve nëpërmjet vendosjes se gjobave, kontrolli mbi faturimet e kryera ne mënyrë abuzive. ERE se shpejti do te beje publike konkluzionet e monitorimit te shoqërisë CEZ Shpërndarje për periudhën 5 mujore te administrimit te përkohshëm.

Disa ditë më parë Drejtori i Drejtorisë Ligjore dhe mbrojtjes së konsumatorëve në ERE, z. Eduard Elezi, deklaroi se ERE po shqyrton kërkesën e CEZ-Shpërndarje për të falur kamatvonesat. Nga ana tjetër Administratori i quajti këto deklarata si abuzive. A ka një mospërputhje qëndrimesh ndërmjet Administratorit të përkohshëm dhe ERE-s? A është “de facto” ERE mbikqyrësi i Administratorit të përkohshëm?

Deklarata e ERE-s është keqinterpretuar, pasi kishte te bënte me kamatëvonesat e gjobave abuzive te vendosura nga CEZ Shpërndarje përpara heqjes se Licencës, gjë e cila është sqaruar edhe për opinionin publik.

harta-cez-pagesat

Gazeta Dita (me shkurtime), 16.06.2013