Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Editorial: Falimenti, si zgjidhje per shendoshjen e tregut te karburanteve!

Kohet e fundit po vihet re nje fenomen shume pozitiv ne tregun shqiptar te karburanteve; me se fundmi po dalin disa kompani nga tregu duke i lene vendin disa te rejave. Si fillim kane dale jashte tregut marka shume te njohura, te cilat kane qene prezent qe prej vitit 1999, kohe kur u liberalizua tregu i karburanteve.

Por ky fenomen nuk po perhapet me ritmin e duhur, sepse akoma mbijetojne pika karburanti te cilat jane praktikisht te falimentuara. Keto te fundit e “rrisin” xhiron e tyre ditore nepermjet abuzimeve me cilesine dhe sasine e naftes, duke penalizuar keshtu konsumatoret finale.

Me gjithe falimentin e disa pikave te karburantit me vendosjen e kasave fiskale, perseri numri i pikave te karburantit eshte shume i larte, duke pasur parasysh se po ndertohen akoma pika te reja karburanti. Sipas standarteve europiane, numri optimal i pikave te karburantit ne Shqiperi duhej te ishte 500 ose gjysma e numrit aktual. Kjo nenkupton qe ky numer dispropocional i larte qendron ne kembe vetem nepermjet abuzimeve, duke pasur parasysh dhe evazionin fiskal dhe/ose kontrabanden.

Ne rajon ky fenomen eshte duke e sjelle tregun e karburanteve ne standarte te shendosha. Konkretisht ne Itali numri i pikave te karburantit ne vitet 1970 ka qene rreth 40,000 ndersa sot ky numer eshte vetem rreth 22,000. I njejti fenomen po ndodh ne Greqi ku numri eshte ulur me rreth 2,500 duke arritur ne 6,000, me nje tendence uljeje ne vazhdim.

Vleresohet se ajo qe pritet te ndodhe direkt pak dite mbas zgjedhjeve ne Shqiperi, eshte falimenti i disa kompanive te karburanteve, fakt i cili pritet qe te sjelle nje situate te re ne kete treg. 

energjia.al, 17.06.2013