Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

ELEM-i prezantohet në Panairin e Vjenës

Prezantimi në panairin më të madh për energjetikë Power Gen Europe është me rëndësi të veçantë jo vetëm për SHA ELEM, por edhe për Republikën e Maqedonisë sepse vendosim kontakt të gjerë me të gjitha kompanitë të cilat janë nga niveli dhe mjedisi jonë me të cilat bashkëpunojmë, deklaroi drejtori i ELEM-it Dejan Boshkovski pas hapjes zyrtare të Panairit Power Gen Europe në Vjenë, Austri.
“Në Panair këmbyem përvoja dhe teknologji dhe njohuri të reja.

Në këtë mënyrë i afrojmë kompanitë që të marrin pjesë në projektet tona me pjesëmarrje të përbashkët si furnizues të pajisjes, pjesë e montimit dhe së bashku t’i ndërtojmë centralet tona elektrike. Ky Panair është njëri prej panaireve më të mëdha evropiane për energjetikë, por për shkak të atraktivitetit në të janë të pranishme kompani nga tërë bota, të cilat nuk janë vetëm prodhues të energjisë elektrike, por edhe furnizues të pajisjes”, tha Boshkovski.

Ai, lajmëroi raportuesi i MIA-s, e vlerësoi Panairin si të veçantë dhe shtoi se do të sjellë benefit të madh për zhvillim më të mirë të energjetikës në Maqedoni..

“SHA ELEM këtë vit del në pjesën e energjisë së ripërtëritshme dhe prezantohet me projektet të cilat veç më janë në fazë të realizimit ose kanë filluar aktivitetet përgatitore siç janë Parku … Bogdanci, hidrocentrali Ura e Boshkos dhe brana Lukovo Pole”, sqaroi Boshkovski.

Kjo është pjesëmarrja e tretë e SHA ELEM në Poewr Gen Europe. Para dy viteve ELEM-i mori pjesë në panairin në Milano, ndërsa vjet në Këln. Në panairin në Këln stendën e ELEM-it e kanë vizituar më shumë se 3.000 vizitorë dhe u vendos komunikimi me një numër të konsiderueshëm të kompanive, të cilat pastaj morën pjesë në tenderët nga ELEM-i.

Agjensia e Lajmeve Zhurnal, 05.06.2013