Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

KEK-u nuk menaxhon më asetet e distribucionit

Drejtuesit e Korporatës Energjetike të Kosovës, kanë treguar se nuk menaxhojnë më me Distrubucionit e kësaj korporate dhe asgjë që ka të bëjë me këtë segment.
“Siç edhe është komunikuar përmes njoftimit në media nga vetë pronari i ri, Limak- Calik, se që nga data 8 maj 2013, konsorciumi në fjalë ka marrë pronësinë dhe kontrollin mbi KKDFE/KEDS dhe rrjedhimisht mbi të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me sistemin e shpërndarjes dhe të Furnizuesit Publik me energji elektrike”, thuhet në një komunikatë të KEK`ut.
Nga ajo datë, vazhdon komunikata, KEK ka në pronësi dhe operon vetëm me mihjet sipërfaqësore për prodhim të qymyrit dhe termocentralet Kosova A dhe Kosova B.
“Si rrjedhim nga 08 maj 2013, KEK nuk ka asnjë autorizim dhe nuk mund të mbajë përgjegjësi për operim të aseteve të shpërndarjes apo furnizim të konsumatorëve fundor me energji elektrike”.

Portali Telegrafi, 24.05.2013