Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Tatimet konfirmojne krizen ne sektorin e energjise & naftes!!!

Ajo qe dihej me hamendje tashme eshte konfirmuar zyrtarisht: kriza ka ulur te ardhurat nga sektoret e energjise dhe naftes ne vend.
Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve ka bere publike te dhenat e vitit 2012 lidhur me arketimin e TVSH-se.

Nga informacioni i Drejtorise se Pergjithshme te Tatimeve, grup kategorite qe rezultojne me pagese te TVSH-se ndjeshem me te uleta se e njejta periudhe e nje viti me pare (2011) jane:
– Prodhim energjie: rreth 1.5 miliarde leke me pak
– Prodhim nafte: rreth 800 mln leke me pak
– Tregtim karburanti: rreth 400 mln leke me pak

Ne sektorin e karburanteve vleresohet se arsyeja kryesore e uljes se arketimit te TVSH-se eshte renia e konsumit, kryesisht per shkak te krizes dhe rritjes se cmimeve. Nderkaq te dhenat e arketimeve te TVSH nga prodhimi i energjise jane kontradiktore: ne 2012 u prodhua 4.7 TWh ndersa ne 2011 vetem 4.2 TWh, pra te arketimet e TVSH duhej te ishin me te larta. I vetmi shpjegim eshte kriza qe mbizoteroi sektorin me problemet shume te medha lidhur me CEZ-in.

Nderkohe Tatimet konfirmojne se nder sektoret qe jane me pagese me te larte TVSH (se nje vit me pare) spikasin grupet ”sherbime” dhe ”telekomunikacion”, me rreth 1 miliard leke me shume ne total.

energjia.al, 20.04.2013