Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

KEK-u ka shndërruar ajrin e pastër në helm. Reagon kompania!

Iniciativa për Zhvillim Lokal në komunën e Obiliqit ka organizuar një protestë kundër nivelit të lartë të ndotjes nga KEK-u dhe numrit të madh të të sëmurëve nga pasojat ndotjes në këtë komunë.
Organizatorët e protestës thanë se ndotja e ajrit në këtë zonë kalon të gjitha standardet evropiane dhe si pasojë e ndotjes së ajrit vdesin rreth 830 persona në vit. Protestuesit kërkuan nga KEK-u që të merr masa për një ambient të pastër përndryshe do të vazhdojnë me protesta edhe më rigoroze në të ardhmen.
Njëri nga organizatorët e kësaj proteste, Liridon Durmishi tha se ndotja e ajrit në Komunën e Obiliqit kalon qindra herë standardet e lejuara evropiane.
“Jemi duke parë që KEK-u sot mburret me disa filtera që i ka vendosur kinse ka përmirësuar gjendjen në Obiliq, mirëpo ne nga këtu i bëjmë vetëm tri pyetje KEK-ut, çfarë ka bërë me numrin kaq të madh të të sëmurëve të cilët janë të prekur direkt si pasojë e dhe shkaktarë i asaj është KEK-u, d.m.th. numri më i madh i të sëmurëve rreth 830 vdesin në vit, krejt kjo si pasojë i ndotjes së madhe që është ka bënë KEK-u dhe as edhe më të voglin hap nuk ka marr KEK-u në përmirësimin e kësaj gjendje”, tha Durmishi.
Ai ka shtuar se lumi “Sitnica” dikur ishte një oazë ku të rinjtë e Obiliqit e përdornin për t’u freskuar gjatë verës në të, ndërsa sot sipas tij lëre më “Sitnica” por as puset e Obiliqit nuk përdoren për ujë të pijshëm.
Gjithashtu, ai është shprehur se dikur toka e Obiliqit njihej si toka më frytdhënëse në Kosovë, ndërsa sot 78 për qind e pronës së Obiliqit është shpall zonë me interes nacional.
“Ne këtu nuk kemi dal për asgjë tjetër, kemi dal vetëm ta kërkojmë të drejtën tonë elementare të drejtën për të marrë frymë lirshëm sepse edhe ne jemi banorë të Kosovës, edhe ne kemi të drejtë të marrim frymën e pastër ashtu sikur Zoti e ka krijua e jo të ndotur, të helmuar e të kontaminuar ashtu sikur KEK-na e ka shndërruar”, tha Durmishi.
Ai i ka bërë thirrje KEK-ut që të merr masa për përmirësimin e ajrit në këtë qytet, përndryshe sipas tij do të vazhdohet me protesta me numër më të madh dhe më rigoroze deri në plotësimin e kërkesave të tyre.  

Agjensia e Lajmeve Ekonomia, 04.04.2013

KEK-u ka reduktuar në minimum ndotjen
Korporata Energjetike e Kosovës është e  vetëdijshme për ndotjen që shkaktohet  nga termocentralet prej linjiti, por veprimet e fundit të korporatës duhet të përshëndeten nga komuniteti. KEK kishte trashëguar pajisje që për 50 vjet kishin shkaktuar ndotje. Ishin identifikuar 4 faktorë ndotës dhe KEK-u është duke investuar ka nisur investimet ne eliminimin apo minimalizimin e ndotjes nga të katër ndotësit.  Pas 50 vjetëve operimi, ndotësi me i madh i identifikuar, termocentrali “Kosova A” sot  operon në një frymë tjetër, atë ambientale. Tashme janë vendosur elektrofiltrat e rinj për njësite A3 dhe A5, ndërsa gjatë këtyre ditëve do të nisë edhe ndërrimi i elektrofiltrit për njësinë A4. Pra, qysh këto ditë TC “Kosova A” do të jetë 15- fish më miqësore ndaj ambientit se me herët. Kjo, sepse njësia A4 nuk do të ndizet deri në momentin e ndërrimit të elektrofiltrit që do të përfundojë gjatë verës, ndërsa dy njësite tjera emetojne brenda standardeve mjedisore.
Pos eletrofiltrave, KEK është duke e përfunduar edhe sistemin hidraulik të bartjes së hirit nga TC “Kosova A” drejt minierës së Mirashit. Ky projekt kap një kosto prej 8.7 milionë eurosh, ku 1 milion euro janë financim nga  Banka Botërore ndërsa pjesa tjetër prej 7.7 milionë eurosh para të KEK-ut. Ky projekt do të përfundojë sivjet ndërsa ndotja si pasoje e kalimit nga sistemi me shirita të hapur në sistemin hidraulik do të jetë zero.
KEK kohë më parë ka nisur edhe Projektin për Pastrimin dhe Rikultivimin e Tokave  (PPRT) i financuar nga Banka Botërore/Qeveria Holandeze dhe KEK-u. Tashmë pjesa më e madhe e Kodrës së Hirit pranë TC “Kosova A” është mbuluar me dhe, ndërsa do të mbulohet krejtësisht deri në fillim të vitit të ardhshëm. Edhe në këtë projekt ndotja nga hiri do të eliminohet.
Duhet të theksohet se KEK-u është e para dhe e vetmja kompani që i rikultivon tokat duke i kthyer ato në gjendjen e mëparshme.
KEK tashmë ka implementuar edhe projektin për asgjësimin e mbi 20 mijë tonelatave të rrezikshme që gjendeshin në ish-Gazifikim. Pjesa më e madhe e tyre janë asgjësuar, ndërsa një pjesë tjetër janë vendosur dhe izoluar në pajisje të sigurta, prej nga po transportohen jashtë vendit për trajtim të mëtutjeshëm,pra në vendet e BE-së.
Paralelisht me këtë KEK ka nisur edhe mbjelljen e fidanëve në deponitë e djerrinave dhe tashmë janë mbjell mbi 150 mijë fidanë. Deri në fund të vitit do të mbillen po aq për të kompletuar numrin prej 300 mijë fidanëve që duhet mbjell.
Të gjitha këto projekte kapin shumën e investimeve prej 50 milionë eurosh dhe e bëjnë KEK-un lider në investimet ambientale në nivel vendi.
Me përfundimin e këtyre projekteve korporata do të synojë eliminimin e ndotjes së grumbulluar përgjatë një shekulli të punës dhe eksploatimit në këto hapësira si dhe do të vazhdojë të operojë shumë më pastër.

energjia.al, 04.04.2013