Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

KEK-u do të punësojë disa veta

Korporata Energjetike Kosovës (KEK), do të zbusë numrin e të papunëve në vend, pasi që nga e marta do të punësojë një numër të caktuar të punëkërkuesve.
Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) ka njoftuar se në KEK do të punëson disa persona që kanë kërkuar punë në Zyrat e Punësimit nëpër qendra të ndryshme të Kosovës.
Në njoftimin e kësaj ministrie, thuhet se të martën, MPMS do të nënshkruajë Memorandum Mirëkuptimi me Korporatën Energjetike të Kosovës.
“Qëllimi kryesor i lidhjes së këtij Memorandumi të Mirëkuptimit është punësimi i një kontingjenti të caktuar të punëkërkuesve, të regjistruar në Zyrat e Punësimit të cilat administrohen nga MPMS në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK)”, thuhet në njoftim.

Portali Telegrafi, 01.04.2013