Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Dritat paguhen tek ujësjellësi, me vete merrni edhe librezën e ujit

Një lexues i gazetës “Shqip”, duke dashur të regjistrohet në internet në rrjetin e CEZ Shpërndarje, në kërkesën e tij për të pasur akses, në data bazën e kompanisë, një listë parregullsish pasojë njëra-tjetrën.
I habitur, por edhe i paqartë, qytetari kërkon të marrë një shpjegim, pasi të dhënat on line në internet nuk kanë një arsyetim logjik.
Në faqen zyrtare të CEZ Shpërndarje sugjerohet plotësimi sipas fushave, duke vendosur edhe një numër telefoni në të cilin qytetari do të njoftohet për faturën apo debitin nëpërmjet dërgimit të një SMS-je.
Pasi qytetari plotëson të dhënat, CEZ sqaron:
“Moduli i konsultimit të informacionit on line. Kërkesa juaj për akses on line dështoi (përdoruesi ekziston).
Për më shumë informacion, Ju lutemi paraqituni pranë zyrave të Ujësjellës-Kanalizimeve Tiranë. Ju lutemi merrni me vete librezën e ujit dhe letërnjoftimin”.

Gazeta Shqip, 27.03.2013