Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

KEK: 26% e ankesave në favor të konsumatorëve

Ashtu si u premtua, më 8 mars 2013, KEK-u ka përfunduar shqyrtimin e ankesave të konsumatorëve për faturat e muajit janar 2013. Në lidhje me këtë sot, Drejtori Menaxhues i KEK-ut, Z. Arben Gjukaj, u takua në 11 mars me përfaqësuesit e mediave për të diskutuar çështjen e ankesave të konsumatorëve në lidhje me faturat e muajit janar. Z. Gjukaj paraqiti shënimet mbi gjendjen e ankesave të konsumatorëve në secilin prej 7 distrikteve.
Me këtë rast u theksua se KEK-u ka angazhuar personel shtesë për të procesuar dhe analizuar çdo ankesë të konsumatorëve. Zyrat e Përkujdesit ndaj Konsumatorëve gjatë muajit shkurt ishin dhe vazhdojnë të jenë të hapura ende edhe pas orarit, si dhe vikendeve për t’i shërbyer konsumatorët në kohën e duhur. Me këtë rast u qartësua edhe një herë se në bazë të rregullave të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë konsumatorët duhet të paguajnë pjesën jokontestuese të faturës së tyre në datën e duhur përndryshe do te ballafaqohen me shkyçje.
Gjatë muajit shkurt, nga mbi 459,000 konsumatorë 3.804 sosh kanë parashtruar ankesa për faturat e muajit janar 2013. Një përmbledhje e shënimeve të prezantuara sot është si më poshtë:
Totali i konsumatorëve                                                459, 669
Totali i ankesave                                                        3,804
Ankesat që kërkojnë kalibrim të njehsorit                     22
Ankesat e rishikuara                                                  3,782   (99%)
Ankesa të pabaza                                                      2,785   (73%)
Ankesa të zgjidhura në favor të konsumatorëve             980      (26%)
Raste kur konsumatorët janë ngarkuar më pak              17
KEK thekson se përqindja e saktësisë se faturimit sipas numrit pas korrigjimeve të muajit janar ishte 99.79 %
KEK-u vazhdon të inkurajojë konsumatorët të cilët kanë pyetje apo shqetësime në lidhje me faturat e tyre të vizitojnë shërbimin e Përkujdesit ndaj Konsumatorëve që gjinden në çdo seli të KEK-ut në tërë Kosovën.

energjia.al, 13.03.2013