Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Çahet tubacioni i gazit, banorët: Po helmohemi

Dhjetëra familje të fshatit Mbyet në komunën Portëz, prej disa ditësh po jetojnë në një mjedis helmues. Shkak për këtë situatë është bërë çarja e tubacionit të gazit, i cili vjen nga Divjaka për në zonën industriale të Azotikut dhe në uzinën e rafinerisë në Fier. Ky tubacion kalon përmes tokave bujqësore dhe fshatit Mbyet. Si rezultat i amortizimit ai është çarë në dy vende, ndërkohë që gazi ka dalë në sipërfaqe duke shkarkuar në atmosferë lëndën helmuese Metan CH4. Banorët shprehen se ndihen të kërcënuar, pasi gazi i lëshuar në mjedisin rreth tyre, po u shkakton probleme me shëndetin. Ata thonë se janë të detyruar t’i mbajnë gjithë kohës mbyllur fëmijët dhe dritaret e banesave, ndërsa nuk dinë kujt t’i drejtohen për këtë problem, pasi askush nuk e merr përsipër zgjidhjen.

Gazeta Shqiptare, 12.03.2013