Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Nesër (sot) sërish protestë kundër KEK-ut

Në Prishtinë, sërish nesër do të protestohet kundër faturave të energjisë elektrike. Këtë herë ajo do të jetë gjithëpopullore, u tha në një konferencë për media, nga grupi i qytetarëve të organizuar. Grupi i qytetarëve të organizuar kundër faktuarve të fryra të KEK-ut, kanë ftuar qytetarët që nesër në orën 12 në një protestë gjithëpopullore, të kundërshtojnë veprimet e pahijshme të kësaj korporate të bëra deri më tani. Teuta Hoxha tha se kërkesat e qytetarëve nuk janë përmbushur aspak. “Kërkesat tona janë të njëjta për të cilat kemi protestuar edhe më herët. Përkundër raportit të ZRRE që është i njëjtë me dyshimet e qytetarëve që i kanë pasur për hajni nga ana e KEK-ut, kjo e fundit nuk i ka ndaluar ç’kyçjet e qytetarëve nga rrjeti”, tha Hoxha. Sipas Hoxhës, kjo korporatë ka larguar njerëz të pafajshëm nga puna. “Janë larguar 6 punëtorë dhe 100-ve u janë shqiptuar vërejtje me shkrim. Këta punëtorë janë të thjesht të nivelit të mesëm dhe si të tillë vetëm se i kanë zbatuar urdhrat e urdhërdhënësve të cilët po ashtu vazhdojnë të jenë punëtorë të KEK-ut dhe dëmi është shkaktuar nga ata”, tha Hoxha. Ky grup ka ftuar në protestë edhe të gjitha subjektet politike, Avokatin e Popullit, OJQ-të e të tjera. Kjo është protesta e pestë me radhë e qytetarëve që protestojnë kundër Korporatës Elektro Energjetike të Kosovës.

Gazeta Kosova Sot, 05.03.2013