Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Eksklusive: Megatenderi 14 milion dollaresh i karburanteve!!!

Ministria e Brendshme do te zhvilloje ne 11 prill megatenderin e vitit per blerjen e rreth 14 milion dollare karburante!
Lloji i procedures se prokurimit elektronik: Procedurë e Hapur mbi Kufirin e Lartë Monetar.
Objekti i prokurimit: ”Furnizim me karburante në emër dhe për llogari të Kryeministrisë, ministrive dhe institucioneve të varësisë”.
Fondi limit: 1,163,382,663 lekë pa TVSH (ose rreth 14 milion dollare me TVSH), ndarë në lote si më poshtë.
Loti I. Furnizim me lëndë djegëse për automjete karburant diesel (gazoil) me fond limit 755,888,749 lekë pa Tvsh.
Loti II. Furnizim me lëndë djegëse për ngrohje industriale dhe shtëpiake me fond limit 1,045,547 lekë pa Tvsh.
Loti III. Furnizim me lëndë djegëse për automjete benzinë pa plumb me fond limit 271,013,152 lekë pa Tvsh.
Loti IV. Furnizim me lëndë djegëse e lëngët për kaldaja me fond limit 108,015,815 lekë pa Tvsh.
Loti V. Furnizim me naftë F-76 me fond limit 27,119,400 lekë pa Tvsh.
Loti VI. Furnizim me lëndë djegëse për automjete, për përdorim shtëpiak dhe industrial GLN (mishelë) me fond limit 300,000 lekë pa Tvsh.
Afati per kryerjen e shërbimeve: duke filluar nga lidhja e kontratës deri më 31/12/2013.
Data e zhvillimit te tenderit eshte 11.4.2013, ora 10:00.
Theksohet se ne 2012 vlera e ketij tenderi ishte 11.5 milion dollare.

energjia.al, 05.03.2013