Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

KEK: Dje nisi leximi i njehsorëve për muajin shkurt

KEK sh.a. njofton publikun se dje, më 28.02.2013 ka filluar leximi i  njehsorëve për të regjistruar energjinë e tyre të shpenzuar gjatë muajit shkurt. Ky proces do të vazhdojë deri me 3 mars 2013- pas së cilës datë leximet do të verifikohen dhe perioda e leximit do të mbyllet me 5 mars. Kjo bëhet në përputhje të plotë me rregullat në fuqi dhe gjithashtu pasqyron orarin e leximit që është aplikuar për periudhën e njëjtë në vitin 2012.  Në mënyrë që të lejohet KEK-u që të bëjë këtë punë në mënyrë sa më efikase, konsumatorët duhet të bashkëpunojnë me stafin e KEK-ut dhe t’ju lejojnë qasje të lirë tek njehsorët e tyre- kjo është gjithashtu kërkesë ligjore.
Me anë të këtij apeli publik. KEK-u fton të gjithë konsumatorët të jenë bashkëpunues në mënyrë që të rritet edhe më tutje niveli i bashkëpunimit korporatë-konsumatorë.

energjia.al, 01.03.2013