Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Reagon Bordi i Drejtorëve të KEK rreth faturave të muajit janar 2013

Duke parë rëndesinë e gjendjes aktuale pas shqetësimeve të konsumatorëve për lëshimet e mundshme në faturimin e muajit janar 2013, Bordi i Drejtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës është takuar me  26-02-2013, për herë të katërt në takim të jashtezakonshëm për të shqyrtuar situatën dhe për të marrë informacionin e duhur nga menaxhmenti i ndërmarrjes. Këtë e ka bërë duke qenë i vëmendshëm për përgjegjësitë ligjore të cilat i ka, por edhe bazuar në parimet të përgjithshme të qeverisjes korporative të ndërmarrjes.
Pas këtyre takimeve, dhe pas analizimit të gjendjes së përgjithshme, Bordi i Drejtorëve ka arritur në këto përfundime:
-Menaxhmenti sa më shpejt të analizojë të gjitha ankesat e bëra nga konsumatorët për faturat e muajit janar 2013 dhe të japë sqarimet e duhura dhe njëkohësisht të përmirësojë gjetjet eventuale të bëra gjatë faturimit të muajit janar me qëllim që konsumatorët të mos dëmtohen.
-Me përfundimin e analizës së të gjitha ankesave të bëra për muajin janar 2013, menaxhmenti të nxjerr konkluzionet e nevojshme në bazë të të gjeturave dhe njëkohësisht të marrë masat e nevojshme disiplinore në përputhje me procedurat dhe rregulloret e brendshme të KEK-ut ndaj përgjegjësve në rast të vërtetimit të ndonjë shkeljeje.
-Bordi u bën apel të gjitha institucioneve që kane formuar grupe punuese (komisione), që përfundimet e tyre në lidhje me të gjeturat për ankesat e konsumatorëve të publikohen në afat sa më të shpejt, me qëllim të shqyrtimit të atyre gjetjeve nga KEK-u, dhe marrjes së veprimeve të nevojshme për eliminimin e mangësive të mundshme, nëse ka të tilla që janë të evidentuara dhe provuara .
-Komisioni i Auditimit është ngarkuar – përmes Zyrës së Auditimit të Brendshëm në KEK të bëjë shqyrtimin e të gjitha të gjeturave nga komisionet e krijuara në kuadër të KEK-ut, si dhe të gjeturave nga komisionet e institucioneve tjera të jashtme të formuara për këtë çështje dhe t’i prezantojë rekomandimet e tij për Bordin e Drejtorëve,
Bordi i KEK-ut i inkurojon  konsumatorët që kanë pakënaqësi legjitime  në faturat e tyre të muajit janar të paraqesin formalisht Ankesë në KEK në përputhje me rregullat dhe procedurat e aplikuara. Nëse konsumatori ka paraqitur një ankesë formale, KEK-u nuk do t’i shkyçë ata për faturën e kontestuar derisa ankesa të shqyrtohet dhe vendoset nga KEK-u.
Njëkohësisht, Bordi i KEK-ut dëshiron të përkujtojë konsumatorët se  ata kanë obligim të paguajnë cilëndo, dhe të gjitha faturat e energjisë elektrike që nuk janë objekt i ankesës formale dhe se ata do të shkyçen për mos pagesën e atyre faturave. Pagesa e faturave të energjisë elektrike ndihmon dhe mbështet përpjekjet e KEK-ut për të siguruar furnizimin më të mirë  dhe cilësor të energjisë elektrike tepër qytetarët e Kosovës.

energjia.al, 27.02.2013