Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

KEK: Ankesat po shqyrtohen me seriozitetin më të lartë

KEK sh.a. njoftoi te premten publikun se në lidhje me rastin e faturave të janarit po vepron konform të gjitha procedurave dhe rregullave në fuqi. Është duke u adresuar dhe zgjidhur secila ankesë e secilit  konsumator në mënyrë individuale. KEK ka rritur kapacitetet në mënyrë që konsumatorët të mos presin në rend dhe t’u shqyrtohet ankesa sa më shpejtë të jetë e mundur. Por, korporata kërkon nga konsumatorët e ankuar t’i krijojnë qasje të vazhdueshme ekipeve të KEK-ut tek njehsorët, sepse adresimi dhe verifikimi i plotë i gjendjes dhe ankesës nuk mund të bëhet pa pasur qasje edhe tek njehsori.
KEK sikurse ka bërë vikendeve të kaluara, edhe këtë vikend, përkatësisht të shtunën dhe të dielën do të mbajë të hapura qendrat për pranim të ankesave në të gjitha distriktet. Luten të gjithë konsumatorët që kanë ndonjë shqetësim apo mendojnë që u është bërë ndonjë e padrejtë të ankohen.
Sa i përket gjendjes reale, në bazë të ankesave të shqyrtuara deri me tani gjendja paraqitet më se normale. Për të mos pasur konfuzion, KEK sqaron se për muajin janar janë pranuar 3296 ankesa, janë shqyrtuar 2667, prej tyre janë 901 raste të zgjidhura kur konsumatorët kanë pasur të drejtë/pjesërisht të drejtë apo 0.2 për qind e totalit të konsumatorëve.
Gjendje e tillë është situatë normale brenda suazave të lejuara dhe paraqet gjendje përafërsisht të njëjtë me kompanitë simotra në rajon. Sidoqoftë, për secilin rast KEK do të veprojë në bazë të ligjeve dhe rregulloreve në fuqi.
Sidoqoftë, KEK është duke i dhënë prioritet shqyrtimit dhe adresimit të ankesave, pra konsumatorëve prandaj do të del me raport përfundimtar me të gjitha shënimet më 8 mars 2013.   
KEK me këmbëngulje kërkon nga të gjitha institucionet, grupet e interesit apo individët e shqetësuar që të vizitojnë zyret e KEK-ut ku do t’u sqarohet në detaje secila brengë apo shqetësim. Madje pjesëtarë të institucioneve apo grupeve të interesit kanë qenë edhe monitorues të procesit të shqyrtimit të ankesave.
Është konstatim i të gjitha palëve që gjendja është brenda suazave normale, ndërsa është vendosmëri e KEK-ut që asnjë konsumator të mos e paguajë asnjë cent më tepër se sa ka shpenzuar.
Në vazhdën e kësaj, kur KEK asnjëherë nuk ka ofruar shërbime më cilësore, kërkon nga konsumatorët që t’i paguajnë faturat e tyre për shërbimet e pranuara në mënyrë që të ruhet ky kontinuitet.

energjia.al, 25.02.2013