Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Sërish protestë kundër faturave të KEK-ut

Sërish në protestë. Grupi i qytetarëve të organizuar që patën protestuar ditë më parë për faturat e energjisë elektrike të muajit janar, sot u kanë bërë thirrje qytetarëve që të hënën, duke filluar nga ora 12:00, të dalin në protestë përpara ndërtesës së KEK-ut.
Në emailin e tyre dërguar mediave, ata kanë thënë se janë të irrituar me mos reagimin institucional ndaj hajnive të dukshme të Korporatës Elektroenergjetike të Kosovës në faturimin e energjisë elektrike për muajin janar, me mungesën e dhënies së përgjegjësisë nga zyrtare Korporatës dhe Qeverisë së Kosovës për keqtrajtim të konsumatorëve, me mos ndëshkimin e asnjë zyrtari përgjegjës për këtë tentimhajnie të kapur në flagrance, me shpërfilljen institucionale për rishikimin e politikave tarifore të energjisë elektrike që rezultuan me faturat më të shtrenjta në rajon për konsumatorët kosovar, me shpërfilljen e premtimit të dhënë publikisht nga Ministri për Zhvillim Ekonomik, Drejtori i KEK-ut dhe ZRRE-ja, që konsumatorët nuk do të penalizohen bazuar në faturat të janarit, me aksionin e fundit te KEK-ut për shkyçjen e konsumatorëve të shumtë…
Nisur nga të gjitha këto, ata u kanë bërë thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës që më 25 shkurt, prej orës 12:00 të bashkëngjiten në protestë kundër hajnisë së Korporatës Elektroenergjetike të Kosovës.
Protesta do të mbahet para ndërtesës qendrore të KEK-ut.
“Kërkesat tona, të manifestuara edhe në protestën e 7 dhe 8 shkurtit, janë: Hetimi, konstatimi dhe përmirësimi i të gjitha faturave të muajit janar, të lëshuara nga Korporata Elektroenergjetike e Kosovës. Dorëheqjen e gjithë zinxhirit menaxherial që me pjesëmarrje aktive ose me neglizhencë, i ka kontribuar kësaj tentative për hajni. Fillimin e hetimeve nga prokuroria për të gjithë personat që aktivisht i kanë kontribuar këtij skandali, pastaj rishqyrtimin e politikave tarifore të ZRRE-së dhe KEK-ut që do të rezultojnë me fatura të energjisë elektrike që janë konform standardit të qytetarëve të Kosovës. Ngrirja e faturave të janarit dhe stopimin e aksionit të shkyçjeve bazuar në këto fatura deri në adresimin e plotë të shqetësimeve tona”, thuhet në njoftim të tyre.
Ata pohojnë se janë të bindur se aksioni i shkyçjeve paraqet këmbëngulje të Korporatës për të quar përpara hajninë e filluar dhe se janë të bindur në drejtësinë e kërkesave e tyre, kështu që i bëjnë thirrje qytetarëve që deri në përmbushjen e këtyre kërkesave, në mënyrë të organizuar, por të pa dhunshme, të pengojnë shkyçjen e konsumatorëve të KEK-ut përmes protestave.
Ata madje i kanë bërë thirrje Policisë së Kosovës që menjëherë të ndërpresë asistimin e zyrtarëve të KEK-ut në fushatën pandershme të shkyçjeve.

Portali Telegrafi, 21.02.2013