Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Mbrojtja e mjedisit, Zonja e parë Presidente nderi e KSHV

Zonja e parë Odeta Nishani u shpall Presidente Nderi e këtij Korpusit shqiptar të Vullnetarëve. E pranishme në një aktivitet të organizuar në qytetin e Durrësit nga Korpusi Shqiptar i Vullnetarëve, zonja Nishani shpalli të shtunën e fundit të cdo muaji, si dita e pastrimit vullnetar. gjatë fjalës së mbajtur në këtë aktivitet, ajo u shpreh se të rinjtë duhet të jenë nxitje për edukimin në mbrotje të mjedisit.
Zonja e parë  shprehu mirënjohjen e saj për Korpusin Shqiptar të Vullnetarëve dhe vlerësoi iniciativën e tyre, duke theksuar se të gjithë qytetarët dhe veçanërisht rinia duhet të edukohet dhe ndërgjegjësohet për kujdesin ndaj mjedisit, duke ndërmarrë nisma konkrete.
“Çdo njeri nga ne është përgjegjës për mbeturinat që i krijojmë në shtëpi, shkollë, lagje të qytetit dhe në vende të tjera publike. Sot kujdesi ndaj mbeturinave nuk është turp, por obligim dhe qytetari”, u shpreh zonja Nishani.

TV Albanian Screen, 18.02.2013