Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Reshjet shtojne nivelin e Fierzes

Reshjet e shiut të ditëve të fundit në të gjithë territorin e qarkut të Kukësit dhe shkrirja e dëborës në male kanë ndikuar në rritjen e prurjeve të ujit në liqenin e Fierzës. Burime nga salla e hidrocentralit të Fierzës pohojnë se, “në orët e mesditës së të premtes prurjet e ujit arrijnë në rreth 250 metër kub ujë në sekondë”. Të njëjtat burime saktësojnë, se prurjet e ujit do të vazhdojnë të jenë në nivel të lartë edhe në ditët në vijim, pasi ende vazhdon shkrirja e dëborës që ndodhet në lartësitë e maleve përreth. Sipas burimeve, niveli i ujërave të liqenit ka arritur në rreth 280 metra mbi nivelin e detit dhe tendenca e këtij teguesi është në rritje.

energjia.al, 15.02.2013