Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

ZRRE-ja tregon shkelje gjatë leximit të faturave nga KEK-u

Punëtorët e KEK-ut kanë bërë gabime gjatë leximit të orëve. Kjo është një nga shkeljet që Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) ka gjetur gjatë punës që është duke e bërë në përgatitjen e një raporti në lidhje me pakënaqësitë për çmimin e faturave të janarit.
Mirëpo, zyrtarisht, askush nga ZRRE-ja nuk ka pranuar të flasë në lidhje me këtë çështje për shkak se ende është në proces përgatitja e raportit, raporton KTV.
Megjithatë, zyrtarë të Departamentit për Mbrojtjen e Konsumatorëve, kanë thënë se konsumatorët janë duke u ankuar edhe në këtë zyrë përpos ankesave të bëra në KEK.
Përpos kësaj pune, Zyra e Rregullatorit të Energjisë është në proces të shqyrtimit të kërkesave për rritje të çmimit të energjisë. Protestuesit kanë kërkuar që në asnjë mënyrë të mos ketë ngritje të çmimit të energjisë elektrike.

Portali Telegrafi, 12.02.2013