Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Thirrje per ide te gjelberta

Data e fillimit: 11/02/2013
Afati i aplikimit: 17/03/2013
Njoftuesi: Partneret Shqiperi
Partneret Shqiperi do te realizoje per here te pare konkursin kombetar Ide te Gjelberta 2013
Qellimi i konkursit kombetar “Ide te Gjelberta 2013” eshte qe nepermjet nje procesi konkurrues, organizatat e shoqerise civile, ndermarrjet sociale apo biznesi i vogel ne vend te perfshihet ne identifikimin, zgjedhjen, prioritizimin dhe mbeshtetjen e ideve te gjelberta inovatore qe synojne zhvillimin e qendrueshem.
Sot nje nder sfidat me te medha per ekonomite mbetet gjetja e formave te reja te organizimit dhe angazhimit te komuniteteve lokale me qellim sigurimin e zhvillimit te qendrueshem, reduktimin e impaktit negativ ne mjedis e per rrjedhoje nje shperndarje me te drejte te perfitimeve. Lidhja me token dhe burimet lokale po humbet nderkohe qe ndjenja e komunitetit po dobesohet. Futja ne tregje e kompanive shumekombeshe po nxjerr jashte tij fermeret e vegjel, prodhuesit tradicionale te punimeve te dores, produkteve ushqimore duke rritur shkallen e papunesise dhe varesise, duke sjelle ndryshime ne nivelin social, ekonomik e kulturor. Ne kete kuader gjykohet se idete e gjelbera mund te luaje nje rol per te motivuar, identifikuar dhe mobilizuar burime per te adresuar ne menyre strategjike ceshtje qe kane te bejne me humbjen e tradites ne prodhim dhe zhvillimin e tregjeve lokale, nepermjet stimulimit te ideve te gjelberta.
Kriteret qe duhet te plotesoje ideja qe konkuron:
. Eshte nje ide e gjelbert qe nuk ka filluar te zbatohet apo eshte ne faze embrionale.
. Projekt-ideja synon zhvillimin e qendrueshem te mjedisit nepermjet krijimit te vendeve te reja te punes dhe/ose rritjen e te ardhurave.
. Projekt-ideja perputhet me aktivitetin baze te subjektit qe aplikon.
. Projekt-ideja eshte me pak se dy vjet e vjeter dhe siguron nje qarkullim vjetor jo me shume se 3,000,000 Leke (te reja).
. Projekt-ideja bazohet teresisht ne perdorimin e burimeve lokale.
. Projekt-ideja bazohet ne nje plan te detajuar biznesi dhe eshte miqesore ndaj mjedisit.
. Projekt-ideja mobilizon punen dhe ekspertizen e burimeve lokale si dhe ve ne shfrytezim aftesite e tyre tradicionale.
. Projekt-ideja ka nje plan sesi mund te siguroje rritjen e aktivitetit.
. Subjekti qe aplikon duhet te tregoje se ka informacion apo ka bere nje vleresim te tregut lokal qe tregon se nevoja ekziston; njeh konkurrentet e tij dhe ideja paraqet avantazhe konkurruese.
. Projekt-ideja do te mbeshtese rivitalizimin e ekonomive lokale te tradites dhe lidhjen midis njerezve dhe komunitetit.
Kush mund te aplikoje:Organizata te shoqerise civile, sipermarrje sociale dhe sipermarrje te biznesit te vogel.
Partneret Shqiperi do te realizoje workshope orientuese per te gjithe subjektet qe do te shprehin interes per te aplikuar, ne lidhje me procedurat dhe procesin e aplikimit sipas ketij kalendari: 12 Shkurt 2013 ne Durres, 26 Shkurt 2013 ne Shkoder, 5 Mars 2013 ne Tirane, 11 Mars 2013 ne Vlore. Per informacion shtese ju lutem na kontaktoni ne informacionin tone te kontaktit.
Kushtet e Financimit:
Granti do te mbeshtese projekt-ide te gjelberta per nje afat kohor jo me shume se sa nje vit dhe ne shume jo me te madhe se 1.000.000 leke (te reja).
Inkurajohen bashkefinancime nga burime alternative.
Dokumentat qe duhen dorezuar:
. Projekt propozim i cili ndertohet dhe adreson te gjitha kriteret e lartepermendura;
. Nje buxhet i detajuar i projekt-idese;
. Nje dokument qe verteton statusin ligjor te subjektit qe aplikon (p.sh. organizate jo-fitimprurese apo biznes)
Procesi i perzgjedhjes:Procesi i perzgjedhjes do te realizohet nga nje juri ekspertesh, profesioniste te fushes se ekonomise, drejtesise, mjedisit dhe biznesit.
Procesi i vleresimit do te realizohet ne dy faza:
. Faza e pare do te jete perzgjedhja nga ana e Partnereve Shqiperi e ideve qe plotesojne kriteret baze te aplikimit.
. Faza e dyte do te jete perzgjedhja nga ana e jurise e tre ideve me te mira bazuar ne listen e te perzgjedhurve nga faza e pare, si pjese e nje konkurrimi te hapur publik.
Tre idete fituese do te behen automatikisht pjese e konkurimit ne nivel rajonal te organizuar nga Fondi Rockefeller Brothers dhe Partneret Shqiperi ne korrik 2013.
Informacion mbi datat dhe afatet kohore:
Afati i fundit kohor per dorezimin e aplikimeve eshte 17 Mars 2013.
Aplikimet mund te dorezohen elektronikisht ne adresen partners@partnersalbania.org, dorazi ose me poste ne adresen:
Partneret Shqiperi, Qendra per Ndryshim dhe Manaxhim Konflikti
Rr: “Muhamet Gjollesha”, P.16/1, Shk. 1, Ap 9, Kati i 5-te
Kutia Postare 2418/1, Tirane
Vetem te perzgjedhurit e fazes se pare do te kontaktohen. Njoftimi do te kryhet brenda dates 22 Mars 2013.
Procesi i monitorimit:
Te gjithe fituesit do te hyjne ne nje marredhenie kontraktuale si pjese e ketij financimi, ku do te percaktohen qarte detyrimet ne nivel raportimi sipas indikatoreve te percaktuar ne projekt-ide dhe marreveshjen e financimit.
Formati dhe Gjuha:
Paraqitja e idese duhet te behet ne perputhje me kriteret e vendosura ne thirrje, bashkangjitur nje buxheti te detajuar te kostove. Buxheti duhet te jete ne formen e nje plani biznesi ku te paraqiten kostot qe kerkohet te mbulohen nga Granti i Ideve te Gjelberta dhe bashkefinancimi nese ka, per periudhen nje vjecare.
Gjuha per paraqitjen e projekt idese eshte ne shqip.

energjia.al, 13.02.2013